By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Starmer: Marrëveshja me Indinë, trampolinë për rritje ekonomike
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Starmer: Marrëveshja me Indinë, trampolinë për rritje ekonomike
Bota

Starmer: Marrëveshja me Indinë, trampolinë për rritje ekonomike

admin
Last updated: 08/10/2025 10:08
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Kryeministri britanik Keir Starmer u ka bërë thirrje drejtuesve të bizneseve të shfrytëzojnë mundësitë që ofron marrëveshja tregtare mes Britanisë së Madhe dhe Indisë, duke hedhur poshtë sugjerimet se Londra mund të hapë më shumë rrugë vizash për punëtorët indianë.

Starmer ka udhëtuar në Mumbai me një delegacion prej 125 drejtuesish biznesesh, personalitetesh kulturore dhe rektorësh universitetesh, në atë që “Downing Street “e ka quajtur “misioni më i madh tregtar i Britanisë ndonjëherë” në Indi.

Kryeministri britanik dëshiron që bizneset ta përdorin marrëveshjen tregtare si një “trampolinë për rritje ekonomike”, pasi ajo ofron ulje të ndjeshme të tarifave indiane për shumë industri britanike.

“Detyra jonë është ta bëjmë më të lehtë për ju që të përfitoni nga këto mundësi”, u tha ai drejtuesve të biznesit që e shoqëruan në udhëtim. “Në avionin e kthimit, dua që secili prej jush të më thotë çfarë fitoi nga kjo vizitë, një marrëveshje, një kontakt. Kjo është një mundësi e jashtëzakonshme. Le ta shfrytëzojmë”!

Starmer u tha se zyrtarëve se ju është kërkuar ta zbatojnë marrëveshjen, e nënshkruar në korrik, “sa më shpejt që të jetë e mundur”, dhe shtoi se ajo tashmë po ndikon pozitivisht në rritjen e tregtisë mes dy vendeve.

Kryeministri britanik  hodhi poshtë gjithashtu sugjerimet se drejtuesit e kompanive që e shoqëruan kërkonin zgjerim të numrit të vizave për punëtorët e kualifikuar indianë që duan të punojnë në Britaninë e Madhe .

“Jo, kjo nuk është pjesë e planit”, tha ai për gazetarët, duke shtuar se Britania ndodhet “këtu për të përfituar nga marrëveshja e tregtisë së lirë që tashmë kemi arritur”.

Marrëveshja pritet t’i sjellë ekonomisë britanike rreth 4.8 miliardë paund në vit dhe të rrisë pagat me 2.2 miliardë paund në total.

Gjatë takimit me kryeministrin indian Narendra Modi, Starmer pritet të diskutojë jo vetëm për tregtinë.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Marrëdhënia e ngushtë e Modit me presidentin rus Vladimir Putin mund të shndërrohet në një pikë tensioni mes tyre. Ishte vetëm  Modi që e uroi dje  Putinin për ditëlindjen në rrjetet sociale.

India vazhdon gjithashtu të blejë naftë nga Moska, pavarësisht përpjekjeve të vendeve perëndimore për të bojkotuar makinerinë ruse të luftës, dhe është përballur me sanksione nga SHBA gjatë presidencës së Donald Trump.

You Might Also Like

Koalicioni qeverisës japonez drejt shpërbërjes

Armëpushimi, Gjermania hap rrugën për rindërtimin e Gazës, jep 29 milionë euro ndihmë humanitare

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.6 godet Filipinet, alarm për cunami

Trump: I kam dhënë fund 8 konflikteve, por nuk e bëra për Nobelin

Izraeli miraton planin e Trump për armëpushimin në Gaza

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Infantino sot në Kosovë, FFK: Ditë e madhe për vendin tonë
Next Article Starmer: BM në diskutime me BE-në për rritjen e tarifave të çelikut

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?