By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Mediat iu përmbajtën raportimeve objektive dhe të paanshëm gjatë periudhës parazgjedhore
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Mediat iu përmbajtën raportimeve objektive dhe të paanshëm gjatë periudhës parazgjedhore
Maqedoni

Mediat iu përmbajtën raportimeve objektive dhe të paanshëm gjatë periudhës parazgjedhore

admin
Last updated: 08/10/2025 10:31
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 8 tetor –  Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale (ASHMAA) në Raportin e saj mbi Monitorimin e Transmetuesve në periudhën nga shpallja e zgjedhjeve deri në Fillimin e Fushatës së Zgjedhjeve Vendore, pra nga 10 gushti deri më 28 shtator 2025, deklaron se gjatë kësaj periudhe nuk u gjetën shkelje të dispozitave të Kodit Zgjedhor. Mediat në përgjithësi iu përmbajtën parimit të raportimit objektiv dhe të paanshëm të ngjarjeve, por përjashtim bënë dy stacione televizive nga nëntë që u monitoruan.

Monitorimi, siç theksojnë nga ASHMAA, përfshiu nëntë shërbime programore televizive kombëtare – RTVM 1, RTVM 2, TV Alsat-M, TV Alfa, TV Kanal 5, TV Sitel, TV Telma, TV 21-M dhe TV 24 Vesti.

“Theksi u vu në edicionin qendror të lajmeve, si dhe në emisionet speciale informative (intervista, debate, përballje) dhe në programe të tjera informative që lidhen me përgatitjet për zgjedhjet. Gjetjet e monitorimit treguan se gjatë kësaj periudhe nuk u gjetën shkelje të dispozitave të Kodit Zgjedhor”, thekson ASHMAA.

Gjatë gjithë periudhës parazgjedhore, nga 10 gushti deri më 28 shtator 2025, në lajmet e televizioneve të analizuara në nivel shtetëror, siç thuhet në deklaratën e ASHMAA-së, pati pak artikuj informativë (lajme/seriale lajmesh/reportazhe) të dedikuar Zgjedhjeve të ardhshme Lokale.

“Mediat në përgjithësi i përmbaheshin parimit të raportimit objektiv dhe të paanshëm të ngjarjeve me trajtim të barabartë të pikëpamjeve dhe opinioneve të ndryshme, duke i lejuar audiencës të formonte lirisht një opinion mbi ngjarjet dhe çështjet individuale. Dy stacione televizive bëjnë përjashtim. “TV Alfa” nuk e respektoi këtë parim nga një aspekt sasior (kohë e ndarë) dhe cilësor (përmes kornizave dhe toneve pozitive në lajmet dhe intervistat për partinë politike OBRM-PDUKM dhe Qeverinë dhe toneve dhe kornizave negative në lajmet për partinë politike LSDM), ndërsa “TV Alsat-M” nuk e respektoi këtë parim në mënyrë të vazhdueshme për shkak të tonit dhe kornizave negative për partinë politike BDI në raportimet e lajmeve”, thonë nga ASHMAA.

You Might Also Like

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim

Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën

Shkupi kundërmon, një zjarr po përhapet drejt fshatit Graçan

Zekolli Shaqiri jep lajmin: Një hap më afër tunelit Tetovë–Prizren

Izet Mexhiti: Kujdesi për shëndetin e fëmijëve duhet të nisë para se të shfaqet problemi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Albumi i ri i Taylor Swift thyen rekord të shitjes
Next Article Toshkovski, LSDM-së: Nuk do të japë dorëheqje nga posti i MPB-së

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim
Maqedoni TOP LAJM
Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën
Maqedoni
Rënie e numrit të të punësuarve në industri
Ekonomi
Ky është filmi që do të përfaqësojë Maqedoninë e Veriut në garën për “Oskar”
Kulturë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?