By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Opozita në Shqipëri kërkon shpalljen “Dëshmor i Atdheut” për gjyqtarin e vrarë në sallën e gjyqit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Opozita në Shqipëri kërkon shpalljen “Dëshmor i Atdheut” për gjyqtarin e vrarë në sallën e gjyqit
Shqipëri

Opozita në Shqipëri kërkon shpalljen “Dëshmor i Atdheut” për gjyqtarin e vrarë në sallën e gjyqit

admin
Last updated: 08/10/2025 11:57
By admin 1 Min Read
Share
SHARE

Opozita shqiptare ka kërkuar zyrtarisht që gjyqtari i ndjerë i Gjykatës së Apelit, Astrit Kalaja, i cili u vra më 6 tetor brenda sallës së gjyqit në Tiranë, të shpallet “Dëshmor i Atdheut”. Kërkesa është bërë gjatë mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, që u zhvillua të mërkurën, më 8 tetor, në Kryesinë e Kuvendit të Shqipërisë.

Sipas opozitës, vrasja e Kalasë është një goditje e rëndë ndaj sistemit të drejtësisë dhe përfaqëson një rast ekstrem që kërkon nderim të veçantë institucional për figurat që bien në krye të detyrës.Ndërkohë, kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka propozuar që në seancën plenare të së enjtes në Kuvend të mbahet një minutë heshtje në shenjë respekti për gjyqtarin.Por për përfaqësuesit opozitarë, kjo është e pamjaftueshme. Ata theksojnë se situata e sigurisë për përfaqësuesit e drejtësisë është alarmante dhe kërkon masa të forta për të mbrojtur integritetin e gjyqësorit dhe për të vlerësuar sakrificat e atyre që përballen me krimin në emër të ligjit.

You Might Also Like

Aksident përballë Ministrisë së Jashtme në Tiranë

Protestuesit mblidhen te Kuvendi, vezë me emrat e deputetëve dhe bllokim rrugësh

Shqipëria kryeson Ballkanin Perëndimor në Indeksin e Performancës Mjedisore 2026

Kryeministri Edi Rama: Dyfishohet mbështetja ekonomike për këtë kategori qytetarësh

Berisha: Mazhoranca mbylli reformën territoriale, vazhdon shpopullimi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Për herë të tretë shtyhet fillimi i gjykimit për ndërtimin e teatrit dhe bibliotekës në Tetovë
Next Article Kryebashkiaku i New York-ut në Tiranë, pritet nga Edi Rama

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?