By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Bujar Osmani prezanton projektin kyç “Sheshi Liria”, rrugën nëntokësore për zgjidhjen e kaosit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Bujar Osmani prezanton projektin kyç “Sheshi Liria”, rrugën nëntokësore për zgjidhjen e kaosit
Maqedoni

Bujar Osmani prezanton projektin kyç “Sheshi Liria”, rrugën nëntokësore për zgjidhjen e kaosit

admin
Last updated: 08/10/2025 12:50
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 8 tetor – Kandidati për kryetar të Komunës së Çairit, Bujar Osmani, prezantoi një nga projektet më ambicioze infrastrukturore në historinë e re të komunës, “Sheshi Liria” dhe rrugën nëntokësore pranë “ Çairçanjës”, një vizion që do të zhbllokojë problemin më të madh të komunikacionit në Çair dhe do të krijojë një qendër moderne e funksionale urbane.

“Më shumë se dy dekada, mbi 20 vjet, Çairi jeton me plagën e ngushticës te ‘Cvetan Dimov’, atë që e quajmë ‘Çairçanja’ – gryka e bllokuar e Çairit. Çdo ditë, çdo mëngjes, çdo mbrëmje, ajo e shndërron dinamizmin jetësor të Çairit në nervozizëm, stres, ndotje dhe vonesa,” deklaroi Osmani, duke shpjeguar se pikërisht zgjidhja e këtij problemi kronik është në thelb të planit të tij për transformimin urban.

Projekti për “Sheshin Liria” dhe rrugën nëntokësore, i përgatitur në bashkëpunim me arkitektin botërisht të njohur Mishel Rojkind, parasheh ndërtimin e një nënkalimi modern që do të lidhë hapësirën nga “Çairçanja” deri te “Sheshi Liria”, me ç’rast do të zhbllokohet plotësisht lëvizja dhe do të lidhen Serrava dhe Gazi Baba.

“Në bashkëpunim me agjencinë e tij, propozuam projektin e vetëm që mund ta zgjidhë dhe ta transformojë këtë problem, këtë ndarje të lagjeve në një shesh funksional dhe një nënkalim modern që do t’i rikthejë gjallërinë Çairit dhe do të zhbllokojë arteriet e komunës,” tha Osmani.

Me këtë projekt, Çairi për herë të parë do të fitojë një qendër sociale dhe urbane, të dytën për nga madhësia pas “Sheshit Skënderbeu”, e cila do të bëhet vend për rekreacion, shoqërim dhe qarkullim të sigurt. Osmani shpjegoi se projekti bashkon tre funksione kyçe në një kompleks multifunksional: ndërtimin e nënkalimit për zgjidhjen e trafikut kronik dhe ndotjes, ndërtimin e “Sheshit Liria” si hapësirë për lëvizje, rekreacion dhe jetë sociale, si dhe ndërtimin e një parkingu nëntokësor me 350 vende, me ç’rast do të zvogëlohet dukshëm problemi i parkimit.

“Nga trafiku i mbingarkuar që çdo ditë ndot ajrin dhe shkakton stres, do të kalojmë në një hapësirë të gjallë, me lëvizje të lirë dhe me funksionalitet të plotë të Çairit,” theksoi Osmani.

Ai vuri në dukje se projekti do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në cilësinë e jetës së qytetarëve. Aktualisht, për të kaluar vetëm një kilometër në zonën rreth “Çairçanjës”, nevojiten 15 minuta me një shpejtësi mesatare prej 6 kilometrash në orë, e shoqëruar me ndotje dhe humbje kohe. Me realizimin e këtij projekti, lëvizja do të zhbllokohet, ndotja do të ulet, do të krijohen vende të reja parkimi dhe trotoaret do t’u rikthehen përfundimisht qytetarëve.

“‘Sheshi Liria’ do ta marrë funksionin që i takon, të bëhet zemra e re e Çairit, vendi ku bashkohen njerëzit, jeta dhe energjia e qytetit,” deklaroi Osmani.

Ai shtoi se është i vetëdijshëm për reagimet e qytetarëve se një projekt i tillë është tepër ambicioz për t’u bërë realitet, por theksoi se ky mentalitet do të ndryshojë.

“E di që reagimi i parë do të jetë: ‘Nuk mundet.’ Sepse për më shumë se 20 vjet, na është instaluar një mënyrë e të menduarit se nuk mundemi më mirë. Dhe pikërisht këtë dua ta ndryshoj. Guximi është ai që i zgjidh sfidat e mëdha jetësore dhe shoqërore,” përfundoi Osmani.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Me kërkesë të mbrojtjes, shtyhet seanca për shmangie nga tatimi ndaj Milaim Zekës dhe Ilir Krasniqit
Next Article Vizioni ynë: Të krijojmë një komunë ku çdo fëmijë do ketë qasje në arsim cilësor

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?