By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: “Nuk jemi të gatshëm…” ndërpritet seanca gjyqësore ndaj ish-policëve serbë të akuzuar për krime lufte
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > “Nuk jemi të gatshëm…” ndërpritet seanca gjyqësore ndaj ish-policëve serbë të akuzuar për krime lufte
Kosovë

“Nuk jemi të gatshëm…” ndërpritet seanca gjyqësore ndaj ish-policëve serbë të akuzuar për krime lufte

admin
Last updated: 24/10/2025 17:50
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka dështuar seanca gjyqësore ndaj ish-policëve serbë Zoran Kostiq dhe Dragan Miloviq, të akuzuar për krime lufte.

Në seancën e sotme ishte paraparë të dëgjohej dëshmitari i Prokurorisë, Naim Haliti, por vazhdimin e dëgjimit të dëshmitarit në këtë seancë e kundërshtoi mbrojtja e të akuzuarit, Zoran Kostiq me arsyetimin se deklaratën e këtij dëshmitari në gjuhën serbe e kanë pranuar vetëm 10 minuta para se të nis seanca.

Mbrojtësi i të akuzuarit, Zoran Kostiq, Predrag Milkoviq u shpreh se nuk janë të gatshëm për të vazhduar këtë seancë.

“Jo nuk jemi gati, sepse ne tek tani e kemi pranuar deklaratën e dëshmitarit të përkthyer para 10 minutash.

Dhe konsiderojmë që na nevojitet kohë ta shqyrtojmë këtë deklaratë.

Më vjen keq që i kemi humbur 20 ditë nga seanca e kaluar, por mbrojtja nuk mund të pranoj që kjo të vazhdoj”, tha ai. 

Edhe kryetari i trupit gjykues, Lutfi Shala tha se edhe gjykata sot e ka pranuar deklaratën e dëshmitarit, Naim Haliti të përkthyer në gjuhën serbe.

“Këto 10-15 minuta vonesë ka qenë pikërisht për këtë deklaratë pasi sipas prokurorisë deklarata është dërguar në email tek gjyqtari deklarata realisht nuk është dërguar në email të gjykatës ne kemi pas kërkesë që ta kemi deklaratën, por nuk e kemi pas, dhe gjykata tek sot tani ka siguruar nga ana e prokurorisë deklaratën e dëshmitarit të përkthyer në gjuhën serbe”, tha ai.

Por, prokurorja e rastit, Florije Shamolli kërkoi që dëgjimi i propozuara nga Prokuroria të dëgjohet sot dhe të merret në pyetje vetëm nga Prokuroria.

“Për të mos e zvarritur këtë procedurë është mirë që dëshmitari të merret në pyetje nga ana e prokurorisë pastaj mbrojtja në seancën e ardhshme. Edhe ashtu agjendën e kemi të caktuar vetëm në sesionin e paradites”, deklaroi prokurorja.

I pyetur nga trupi gjykues se mund të vazhdohet seanca e sotme, mbrojtësi i Zoran Kostiq, Predrag Mikoviq mohoi se seanca mund të vazhdoj.

“Jo nuk e di se çka do të pyes prokurorja duhet ta njoh deklaratën”, u shpreh ai.

Në mungesë të kushteve për të vazhduar shqyrtimi gjyqësor, kryetari i trupit gjykues, Lutfi Shala e ndërpreu seancën e sotme e cila do të vazhdoj më 24 nëntor nga ora 13:15.

Në seancat e mëparshme janë dëgjuar dëshmitë e dy dëshmitarëve të Prokurorisë, Habib Mustafa dhe Rrahim Tahiri.

Zoran Kostiq dhe Dragan Miloviq akuzohen se në cilësinë e pjesëtarëve të policisë serbe, në bashkëkryerje me pjesëtarë tjerë të policisë, ushtrisë dhe paramilitarë serbë, kanë kryer krime lufte kundër popullatës civile.

Në seancën e shqyrtimi fillestar të mbajtur në qershor të vitit 2024 dy të akuzuar janë deklaruar të pafajshëm/Kosovapress/

You Might Also Like

Ish-kryediplomati Vlahovic: Mali i i Zi t’i kërkojë falje Kosovës për rrenat idioteske të Radunovic

Konjufca i përgjigjet Gjuriçit në OKB: Kosova është shtet sovran

​Kurti takim me sekretaren e Jashtme britanike: Për marrëveshje me Serbinë me njohje të ndërsjellë

Konjufca në OKB: Serbia po pengon normalizimin, duhet të përballet me realitetin dhe ta njohë Kosovën

Bajrami: Është absurde ajo që po ndodh me çmimet e naftës në Kosovë

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Shaqir Totaj: Qeveria “Kurti 3” nuk mund të formohet, nuk i ka numrat
Next Article Osmani: Kosova e përkushtuar për partneritet edhe më të ngushtë me Gjermaninë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?