By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Petrovska: Mungesa e debatit për rezultatet e mëparshme e solli këtë humbje
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Petrovska: Mungesa e debatit për rezultatet e mëparshme e solli këtë humbje
MaqedoniTOP LAJM

Petrovska: Mungesa e debatit për rezultatet e mëparshme e solli këtë humbje

admin
Last updated: 16/11/2025 11:18
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 16 nëntor – Deputetja e LSDM-së, Slavjanka Petrovska, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë deklaroi se partia nuk guxon ta injorojë dhe as ta harrojë humbjen historike në zgjedhjet lokale, ku siguroi vetëm 126 mijë vota dhe gjashtë komuna.

Sipas saj, LSDM prej kohësh bart probleme të grumbulluara, por mungesa e një debati të sinqertë të brendshëm për rezultatet e zgjedhjeve të kaluara ka ndikuar drejtpërdrejt në pozicionin e sotëm të partisë. Petrovska theksoi se humbjet nuk nisën tani, por janë të pranishme që nga zgjedhjet parlamentare të vitit 2020, zgjedhjet lokale të vitit 2021, e deri te parlamentaret e vitit të kaluar.

“Arsyet për debaklin janë të shumta dhe kërkojnë orë të tëra për t’u shpjeguar. Por më kryesorja është fakti që nuk u zhvillua një debat i vërtetë për pse erdhëm deri këtu”, deklaroi ajo.

Duke folur për diskutimet rreth udhëheqjes së Venco Filipçes, Petrovska theksoi se “mbijetesa e LSDM-së nuk varet nga një individ, por nga aftësia kolektive për t’u rikthyer në kursin fitues”.

Ajo rikujtoi se Kongresi i vitit të kaluar u shty pa asnjë epilog dhe pa asnjë diskutim real, edhe pse raporti ishte dorëzuar. Sipas saj, kjo qasje nuk duhet të përsëritet më.

Në prag të Kongresit të dhjetorit, Petrovska theksoi se kryetari aktual ka një detyrë të vështirë:
të zhvillojë analiza dhe diskutime me deputetët, kryetarët e komunave, kandidatët dhe strukturat partiake, e më pas të paraqesë një platformë të qartë për të dalë nga kriza.

Ajo shtoi se LSDM, si një parti që nga pavarësia ka luajtur rol kyç në vend, mbetet e domosdoshme për sistemin politik – edhe në opozitë – për të parandaluar kthimin e skenarëve autoritarë nga e kaluara.
“Sot më shumë se kurrë, opozita është vendimtare për qytetarët dhe për demokracinë”, përfundoi Petrovska.

You Might Also Like

Mevlan Ademi në krah të studentëve të Tiranës: Solidaritet me protestuesit apo distancim nga politika e Ramës?

Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin

Po rrjedhë afati për paraqitjen për të votuar për personat e pafuqishëm dhe të sëmurë

Vandalizohet mbikalimi “Vlajko”, mbyllet përkohësisht

“Termini im” / Të përmirësohet sistemi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Gjergj Pjetër Ndrejaj frymëzon projektin më të ri artistik, një homazh muzikor dhe koreografik për trashëgiminë e Malësisë
Next Article Protesta në përkrahje të UÇK-së, Ahmeti: Sot me mendje e zemër në Strasburg

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Mevlan Ademi në krah të studentëve të Tiranës: Solidaritet me protestuesit apo distancim nga politika e Ramës?
Maqedoni TOP LAJM
Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?