By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: E përditshmja austriake: Vuçiq merr kontrollin e ushtrisë dhe policisë, njësoj siç bëri dikur Millosheviqi
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > E përditshmja austriake: Vuçiq merr kontrollin e ushtrisë dhe policisë, njësoj siç bëri dikur Millosheviqi
Bota

E përditshmja austriake: Vuçiq merr kontrollin e ushtrisë dhe policisë, njësoj siç bëri dikur Millosheviqi

admin
Last updated: 24/11/2025 09:17
By admin 2 Min Read
Share
Beograd 15. avgust 2025. Protest studenata u blokadi I građana Srbije pod sloganom „Nismo vreća za udaranje“, protesti nakon brutalnog nasilja policije nad građanima Slavija Foto:Vladislav Mitić/Nova.rs
SHARE

Mediumi austriak OE24 raporton se Serbia po përballet me një rikthim të rrezikshëm drejt praktikave të viteve ’90, kur pushteti politik kishte kontroll të plotë mbi ushtrinë dhe policinë – një situatë e ngjashme me periudhën e Slobodan Milosheviqit.

Sipas gazetës, ndryshimet e reja ligjore të presidentit Aleksandar Vuciq po çojnë vendin drejt centralizimit të plotë të pushtetit në duart e shefit të shtetit.

OE24 shkruan se projektligji për ndryshimin e Ligjit për Ushtrinë pritet të miratohet së shpejti dhe do t’i mundësojë Vuciqit që të shpallet zyrtarisht komandant i përgjithshëm i forcave të armatosura. Ndryshe nga ligji aktual – ku presidenti as nuk përmendet në këtë rol – versioni i ri kërkon që shefi i Shtabit të Përgjithshëm dhe oficerët kryesorë të veprojnë “në përputhje me vendimet e presidentit”.

Sipas gazetës, ky konsolidim autoritar nuk kufizohet vetëm në ushtri. Ndryshimet e fundit në polici tregojnë se ky institucion po vihet gjithashtu nën kontroll të drejtpërdrejtë të Vuciqit. OE24 citon revistën beogradase “Radar”, e cila vlerëson se “rruga drejt kthimit të policisë në një filiale të Partisë Progresive Serbe, e nisur në vitin 2014, është thuajse e përfunduar”.

Si shembull, artikulli përmend promovimin e Marko Kriçakut, shefit të njësisë speciale për mbrojtjen e objekteve, i njohur për brutalitetin ndaj studentëve protestues – një lëvizje që, sipas OE24, tregon se “as nuk po mundohet më të ruhet fasada e profesionalizmit”.

Eksperti ushtarak Aleksandar Radiq paralajmëron se ndryshimet ligjore në ushtri përbëjnë “kthim në vitet ’90”, kur Shtabi i Përgjithshëm ishte nën kontroll të drejtpërdrejtë të Milosheviqit. Nga ana tjetër, gjenerali në pension Momir Stojanoviq i quan ndryshimet “absurde”, duke theksuar se Serbia në teori ka sistem parlamentar — por vetëm në letër.

“Në realitet, shumica e qytetarëve e dinë se asnjë vendim nuk merret pa miratimin e presidentit”, përmbyll raportimi i OE24.

You Might Also Like

Protesta masive në Izmir, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryebashkiakut pasi i’u bashkua partisë së Erdoganit

Akuza për krime kundër njerëzimit, BBC: Gjenerali sirian i mbrojtur nga SHBA dhe Libani

Autoritetet amerikane zgjerojnë aktakuzën ndaj Maduros dhe bashkëshortes së tij, presidenti i burgosur akuzohet për torture të kundërshtarëve politikë

Banka Qendrore: Kina mbetet e përkushtuar t’i lejojë tregut të luajë një rol vendimtar në përcaktimin e kursit të këmbimit

Kallas: BE synon të forcojë forcat e sigurisë së Libanit, jo të zëvendësojë OKB-në

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Prishtina pa autobus të Trafikut Urban, punonjësit në rrugë
Next Article Drejtorët e M-NAV shpërndajnë 230.000 euro shtesa, përveç pagave nga 3 mijë euro

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Mevlan Ademi në krah të studentëve të Tiranës: Solidaritet me protestuesit apo distancim nga politika e Ramës?
Maqedoni TOP LAJM
Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?