By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Drejtorët e M-NAV shpërndajnë 230.000 euro shtesa, përveç pagave nga 3 mijë euro
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Drejtorët e M-NAV shpërndajnë 230.000 euro shtesa, përveç pagave nga 3 mijë euro
MaqedoniTOP LAJM

Drejtorët e M-NAV shpërndajnë 230.000 euro shtesa, përveç pagave nga 3 mijë euro

admin
Last updated: 24/11/2025 09:53
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 24 nëntor – Drejtorët e “Macedonian Navigations” (M-NAV), shoqëri aksionare në pronësi shtetërore për kontrollin e fluturimeve ajrore, çdo vit shpërndajnë rreth 230.000 euro shtesë, përveç pagës bazë, si kompensim për kuadrot kyçe drejtuese, shkruan portali Faktor.

Këtë e konfirmon raporti i pavarur i auditimit për punën e M-NAV në vitin 2024, i publikuar në “Bursën e Maqedonisë”. Shuma totale e shpërndarë prej 14.107.000 denarësh është pothuajse e njëjtë me atë të vitit paraprak.

Në M-NAV, “kompensimi për kuadrot kyçe drejtuese” zakonisht realizohet përmes një kontrate menaxheriale.

Paga mesatare mujore neto në “Macedonian Navigations”, që financohet kryesisht nga pagesat për fluturimet transit, arriti gati 3.000 euro gjatë vitit të kaluar, sipas llogarisë përfundimtare të publikuar dhe raportit të punës për vitin 2024. Për 309 të punësuar janë paguar 10,3 milionë euro paga neto, që është mbi 1,1 milionë euro më shumë se vitin paraprak. Paga mesatare neto ka qenë 170 mijë denarë, ose 2.780 euro.

Nga “kontrolli i fluturimeve” në raport theksojnë se rritja e pagave është rezultat i një kontrate të re kolektive që ndërkohë ka pasur edhe aneks. Përveç kësaj, pagat janë rritur edhe me rikthimin e një pjese të pagave që ishte “ngrirë” gjatë krizës së koronës. Kjo rritje lidhet gjithashtu me përmirësimin e trafikut ajror në vitin 2024. M-NAV konsiderohet kompania më e kërkuar shtetërore për punësim, krahasuar me të gjitha shoqëritë aksionare shtetërore dhe ndërmarrjet publike.(INA)

You Might Also Like

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim

Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën

Shkupi kundërmon, një zjarr po përhapet drejt fshatit Graçan

Zekolli Shaqiri jep lajmin: Një hap më afër tunelit Tetovë–Prizren

Izet Mexhiti: Kujdesi për shëndetin e fëmijëve duhet të nisë para se të shfaqet problemi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article E përditshmja austriake: Vuçiq merr kontrollin e ushtrisë dhe policisë, njësoj siç bëri dikur Millosheviqi
Next Article Dy fshatra të Shkupit do të kenë ndërprerje të energjisë elektrike

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim
Maqedoni TOP LAJM
Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën
Maqedoni
Rënie e numrit të të punësuarve në industri
Ekonomi
Ky është filmi që do të përfaqësojë Maqedoninë e Veriut në garën për “Oskar”
Kulturë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?