By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Maqedonci me urim të veçantë në “Ditën e Forcës”: Ju ushtarë jeni zemra e kësaj arritje, jeni guximi dhe nderi i Republikës së Kosovës
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Maqedonci me urim të veçantë në “Ditën e Forcës”: Ju ushtarë jeni zemra e kësaj arritje, jeni guximi dhe nderi i Republikës së Kosovës
Kosovë

Maqedonci me urim të veçantë në “Ditën e Forcës”: Ju ushtarë jeni zemra e kësaj arritje, jeni guximi dhe nderi i Republikës së Kosovës

admin
Last updated: 27/11/2025 10:33
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka bërë një urim të veçantë në “Ditën e Forcës” duke iu adresuar gjithë oficerëve, nënoficerëve, ushtarakëve në pension, zyrtarëve civilë, për çka tha se ushtria e Kosovës e ndërtuar mbi themele gjaku e sakrifice të jashtëzakonshme sot është më e fortë se kurrë dhe respektohet nga të gjithë anë e mbanë botës, raporton Ekonomia Online.  

Ai teksa numëron arritjet e FSK-së tha se ushtria është e gatshme ta mbrojë Kosovën nga çdo kërcënim apo rrezik.

“Të dashur, nënoficerë aktivë dhe rezervë të ushtrisë sot, ushtarakë të pensionuar dhe ju zyrtarë civilë që shërbeni në Forcën e Sigurisë së Kosovës, të dashur qytetarë të Republikës, sot në “Ditën e forcës” zemrat tona rrahin me krenari të veçantë. Sot nderojmë rrugëtimin e jashtëzakonshme të Forcës së Sigurisë së Kosovës, një forcë e ndërtuar mbi themele gjaku e sakrifice të shumë brezave e që po rritet e fiton respektin e gjithë aleatëve tanë anë e mbanë botë.  Ushtria e Kosovës është historia jonë e suksesit, përkushtimi i çdo ushtari, oficeri e kadeti që zgjohet me një mision, mbrojtjen e Republikës së Kosovës”, ka deklaruar Maqedonci në adresimin e tij.

Maqedonci numëron pajisjet ushtarake që zotëron Forca e Kosovës e cila forcë respektohet, llogartitet e ngrihet me dinjitet krah për krah me aletatët e saj.

“Në këto vitet e punës sonë të përbashkët përmes punës dhe angazhimit të përbashkët e kemi rritur dhe fuqizuar FSK-në si kurrë më parë. Me fluturake në qiell, sisteme raketore dhe sisteme artilerie ën tokë, autoblinda në rrugë dhe armë e pajisje moderne të këmbësorisë po sigurohemi që forca jonë të fuqizojë kapacitet e saj luftarake dhe të jetë e gatshme të përballet me çdo kërcënim dhe rrezik që synon të cenoj territorin dhe jetën e qytetarëve tanë. Infrastruktura e ushtrisë sonë po zhvillohet çdo ditë, me poligone të reja trajnimi dhe baza të reja ushtarake duke mundësuar zhvillim të stërvitjeve dhe realizim të punëve ditore përmes rekrutimi të personelit  dhe investimeve në trajnim dhe edukim po sigurohemi që shkathtësitë dhe dijen t’i ndërlidhim me pajisjet dhe armët  për të kryer me sukses detyrat taktike.  FSK sot është nëj forcë që respektohet, llogaritet dhe një Forcë po ngrihet me dinjitet e po zhvillohet krah për krah me aleatët tanë duke bërë Kosovën më të fortë dhe më të sigurtë se kurrë”, thekson Maqedonci.

E në fund ai thekson se ushtarët janë zemra e kësaj arritjeje.

“Ju ushtarë jeni zemra e kësaj arritje, ju jeni guximi, disiplina dhe nderi i republikës së Kosovës, në këtë ditë dua t’iu them nga zemra, vazhdojmë sëbashku me besim, me guxim dhe me dashuri për këtë tokë. Gëzuar Dita e Forcës rroftë ushtria dhe Republika jonë”, përfundon urimi i Maqedoncit.

You Might Also Like

Numërimi i votave në Ambasada drejt fundit, LVV e para me mbi 83 %, PDK 7.11%, LDK 6.74 %, AAK 1.98%

Bajram Begaj në kremtimin e 27-vjetorit të Çlirimit të Kosovës, Presidenti: Ky shtet është dëshmi e gjallë se liria nuk falet

Me nderime ushtarake varroset ish-komandanti i UÇK-së, Sahit Jashari

Haxhiu dekoron komandantin Adem Shehi me “Urdhrin e Lirisë” në Ditën e Çlirimit

Zulfaj në Helsinki kërkon mbështetjen e Finlandës për avancimin e Kosovës në BE

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Minçev: Do të themelohet Akademia e Nëpunësve Publik, po punojmë për një administratë të depolitizuar
Next Article Krerët e shtetit në kazermën “Adem Jashari”, ushtarët shpjegojnë armatimin dhe karakteristikat

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

MSH Azir Aliu flet për rikonstruimin e qeverisë / Qytetarët: Jep dorëheqje, ke dështuar!
Maqedoni
Musliu ndaj Azir Aliut: Meru me probleme shëndetësore, jo me politikë!
Maqedoni
Marta Kos pritet të vizitojë Shkupin në fillim të korrikut, në fokus integrimet evropiane
Maqedoni
Editorial / Derisa MSH-së, Azir Aliu merret me ligjin e duhanit, (reklamimin e cigareve), pacientët përballen me pritje dhe mungesë kushtesh!
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?