By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Ndahen mbi 4 milionë euro për punëtorët e RTK-së, Kurti e Murati megjithatë fajësojnë opozitën
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Ndahen mbi 4 milionë euro për punëtorët e RTK-së, Kurti e Murati megjithatë fajësojnë opozitën
Kosovë

Ndahen mbi 4 milionë euro për punëtorët e RTK-së, Kurti e Murati megjithatë fajësojnë opozitën

admin
Last updated: 27/11/2025 14:47
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Qeveria në detyrë ka ndarë 4 milionë e 480 mijë euro për punëtorët e RTK-së, raporton Ekonomia Online.

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati tha se këto mjete janë marrë nga kursimet për projekte ekzistuese, pa çka nuk kaloi pa fajësuar partitë opozitare që nuk pranuan ta themelojnë Komisionin për Buxhet.

“4 milionë e 480 mijë euro për transmetuesin publik, të cilat është dashur të merre si kursime nga projektet ekzistuese në kuadër të organizatave tjera buxhetore për shkak se në Kuvend nga partitë opozitare u refuzua që të kryhen detyra, pra të themelohet komisioni për buxhet dhe kësisoj të votohej edhe buxheti i RTK. Në pamundësi që të sigurohen pagat e punëtoreve tash e sa kohë nga ana e Kuvendit që është si themelues i RTK-së na është dashtë ne si Qeveri të marrim këtë hap improvizues në mënyrë që të gjendet një mënyrë urgjente dhe të sigurohen pagat”, tha Murati.

Ndërsa në fillim të mbledhjes, ishte kryeministri në detyrë, Albin Kurti që po ashtu fajësoi opozitën që nuk pranuan të bënin zgjidhje për RTK-në, punëtorët e secilës edhe protestuan e hynë në grevë.

“Që në muajin gusht ne e bëmë një zgjidhje të përkohshme duke dhënë overdraftin për RTK me shpresën që pas konstitutimit të Kuvendit të Kosovës dhe themelimin e komisioneve parlamentare ët arrihet zgjidhja e duhur për të cilat kishin përgjegjësi të gjitha partitë politike. Ne nuk kishim votat e mjaftueshme pasi partitë e tjera refuzuan kategorikisht pagat për RTK. Siç ka paralajmëruar ministri Hekuran Murati në konferencën për media, kemi shqyrtuar disa opsione të mundshme për të dalë nga kjo situatë. Në këtë mbledhje po ndajmë mjetet e nevojshme nga kategoria e kursimeve. Kjo zgjidhje e sotme apo më mirë të themi kjo mënyrë e tanishme është veçse një improvizim i detyruar pas përpjekjeve tona të vazhdueshme për ta miratuar aty buxhetin e RTK-së”, tha Kurti.

You Might Also Like

Hapet aplikimi për rreth 20 mijë maturantë për testin e Maturës Shtetërore

Haxhiu: Fëmijët kanë nevojë për 365 ditë vëmendje, mbrojtje por po ashtu edhe për kujdes

Java Olimpike 2026 nis me aktivitete për fëmijë, Rama: Hapja e Lojërave Mesdhetare do të mbahet në Prishtinë

MINT hap thirrjet për bizneset, 40 kompani përfituese me 1 milion euro

Hoxha me nënkryetarin e LDK-së: Kosova në moment të rëndësishëm politik dhe institucional

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Helmimi i nxënësve, AUV me kontrolle të jashtëzakonshme në nëntë shkolla në Karposh
Next Article Ekspozohen pajisjet ushtarake të FSK-së, ushtarët shpjegojnë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?