By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Plani shumëfazësh për armëpushim, Ukraina dakordësohet me Europën dhe SHBA-në
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Plani shumëfazësh për armëpushim, Ukraina dakordësohet me Europën dhe SHBA-në
Bota

Plani shumëfazësh për armëpushim, Ukraina dakordësohet me Europën dhe SHBA-në

admin
Last updated: 03/02/2026 10:26
By admin 1 Min Read
Share
SHARE

Ukraina ka arritur një marrëveshje me partnerët evropianë dhe Shtetet e Bashkuara që çdo shkelje e vazhdueshme nga Rusia e një armëpushimi të ardhshëm të pasohet nga një përgjigje e koordinuar ushtarake.

Plani parashikon një mekanizëm reagimi me disa nivele, që do të aktivizohej brenda 24 orëve nga shkelja fillestare, duke nisur me paralajmërime diplomatike dhe, nëse është e nevojshme, me veprime të ushtrisë ukrainase për të ndalur shkeljen në terren.

Nëse përplasjet do të vazhdonin, propozimi do të kalonte në një fazë të dytë ndërhyrjeje, ku do të përfshiheshin forcat e të ashtuquajturit “koalicioni i të gatshmëve”, i cili përfshin disa vende të Bashkimit Evropian, Mbretërinë e Bashkuar, Norvegjinë, Islandën dhe Turqinë.

Sipas raportit, në rast të një sulmi të zgjeruar nga Rusia, një përgjigje më e gjerë e forcave të mbështetura nga Perëndimi, përfshirë edhe ushtrinë amerikane, do të aktivizohej 72 orë pas shkeljes fillestare të armëpushimit.

Financial Times bën të ditur se ky plan është diskutuar në disa takime gjatë muajve dhjetor dhe janar mes zyrtarëve ukrainas, evropianë dhe amerikanë, ndërsa agjencia Reuters thekson se raporti nuk ka mundur të verifikohet menjëherë.

You Might Also Like

Merz: Gjermania nuk do të kufizojë përdorimin e bazave ushtarake nga SHBA-ja

Rutte: NATO po i ofron mbështetje masive SHBA-së kundër Iranit

Kina kundërshton vendosjen e raketave me rreze të gjatë veprimi nga ana e Japonisë

Irani mbyll sërish Ngushticën e Hormuzit

JD Vance: Libani nuk është pjesë e armëpushimit SHBA–Iran

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Jeta në Shkup/ Më shtrenjtë se në Prishtinë, por “luks” para Tiranës
Next Article Nënkryetari i BDI-së Hoxha: Nuk hymë në Qeveri pa marrëveshje politike

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?