By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Trajneri i përkohshëm Arbeloa, nuk po i bind ende yjet e Real Madridit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Sport > Trajneri i përkohshëm Arbeloa, nuk po i bind ende yjet e Real Madridit
Sport

Trajneri i përkohshëm Arbeloa, nuk po i bind ende yjet e Real Madridit

admin
Last updated: 04/02/2026 10:32
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Fillimi i epokës së Alvaro Arbeloas në stolin e Real Madridit ka qenë i mbushur me luhatje, si në fushë ashtu edhe brenda klubit.

Eliminimi nga Kupa e Mbretit ndaj Albacetes në ndeshjen e parë dhe dalja nga tetëshja më e mirë në Ligën e Kampionëve u panë si goditje të forta, por ndërkohë Arbeloa ka arritur të ngushtojë diferencën me Barcelonën në La Liga në vetëm një pikë, duke rikthyer disi shpresën në kampionat.

Sipas raportimeve të fundit, drejtuesit e klubit besojnë se ndryshimi i trajnerit ka qenë i justifikuar, pasi atmosfera në dhomat e zhveshjes është përmirësuar ndjeshëm krahasuar me periudhën e Xabi Alonsos.

Arbeloa ka tentuar të krijojë një raport më të afërt me lojtarët, edhe pse disa brenda ekipit mendojnë se kjo qasje ka shkuar përtej kufijve të zakonshëm profesionalë.

Megjithatë, disa zgjedhje të tij kanë shkaktuar habi dhe pakënaqësi.

Në humbjen 4-2 ndaj Benfikës, disa lojtarë u surprizuan nga fakti që Dani Ceballos nuk u aktivizua, ndërsa në fushë u hodh një talent i Castillës, Jorge Cestero.

Këto vendime nuk kaluan pa reagim dhe trajneri u vu në dijeni për pakënaqësitë, çka mund të shpjegojë aktivizimin e Ceballos në ndeshjen pasuese ndaj Rayo Vallecanos.

Gjithashtu, në dhomat e zhveshjes ekziston ndjesia se Arbeloa nuk ka sjellë ndryshime të mëdha taktike, ndryshe nga pritshmëritë që kishte skuadra.

Pas fitores 2-1 ndaj Rayos, konferenca për shtyp e trajnerit u vonua për shkak të një diskutimi të gjatë dhe të tensionuar me lojtarët, të cilët nuk ishin dakord me disa zëvendësime dhe zgjedhje strategjike.

Për momentin, Arbeloa shihet më shumë si një zgjidhje e përkohshme sesa si trajner afatgjatë i Real Madridit, me mundësinë që në verë të largohet.

Periudha e ardhshme pa ndeshje në mesjavë do të jetë vendimtare për të dhe për rikthimin e trajnerit të përgatitjes fizike, Antonio Pintus, nëse duan të konsolidojnë pozicionin e tyre dhe të bindin klubin për progres real në fushë.

You Might Also Like

Plani i Infantinos ndërlikohet, “JP Morgan” zbulon: Garat e FIFA-s do të rriten nga 200 në 450 në vit

“I uritur për të fituar përsëri”, John Stones shpalos ambiciet e tij me Interin

“Nuk keni të ardhme te Bayerni” – klubi bavarez u kërkon tre yjeve të largohen urgjentisht

Juventusi kërkon yllin e Manchester Cityt – kontaktet mes klubeve kanë nisur

Jo vetëm Vinicius Jr, Arsenali e do edhe një yll tjetër të Real Madridit

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article ‘Nuk kam goditur kurrë diçka kaq fort’: Britaniku rrëfen momentin kur u sulmua nga një peshkaqen
Next Article Koalicioni me LDK-në në Mitrovicë, Peci: Me 3% nuk punon as iPhone

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Grenell vizitoi privatisht Shkupin, u takua me Mickoskin dhe Muçunskin
Maqedoni
Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë
Kosovë
Nis gjyqi për masakrën e Reçakut
Kosovë
Qytetarët marshojnë në bulevard dhe kërkojnë dorëheqjen e Ramës: Ju erdhi fundi
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?