By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: LDK në Mitrovicë del nga koalicioni qeverisës me LVV-në, Plakolli tregon arsyet
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > LDK në Mitrovicë del nga koalicioni qeverisës me LVV-në, Plakolli tregon arsyet
Kosovë

LDK në Mitrovicë del nga koalicioni qeverisës me LVV-në, Plakolli tregon arsyet

admin
Last updated: 04/02/2026 10:40
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Kryetari i Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Mitrovicë, Gëzim Plakolli, ka bërë të ditur se LDK-ja ka marrë vendim për dalje nga koalicioni qeverisës në këtë komunë, për shkak të, siç thuhet, mosrespektimit të marrëveshjes për bashkëqeverisje nga kryetari i komunës.

Në një deklaratë publike të shpërndarë në rrjetin social Facebook, Plakolli ka theksuar se vendimi është marrë pas shpërfilljes së vazhdueshme të propozimeve zyrtare të Degës së LDK-së në Mitrovicë.

“Lidhja Demokratike e Kosovës, Dega në Mitrovicë njofton opinionin publik se, për shkak të mosrespektimit të marrëveshjes për bashkëqeverisje dhe shpërfilljes së propozimeve zyrtare të Degës së LDK-së, ka marrë vendim për dalje nga koalicioni qeverisës”, thuhet në deklaratë.

Sipas Plakollit, shkak kryesor për këtë vendim është emërimi i Drejtorit të Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, i cili, sipas tij, është bërë pa konsultim dhe në kundërshtim me dakordimet e mëhershme.

“Emërimi i Drejtorit të Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, i realizuar në mënyrë të njëanshme dhe pa asnjë paralajmërim nga Kryetari Peci, është në kundërshtim të plotë me dakordimet paraprake si dhe me propozimet e miratuara nga organet e LDK-së në Mitrovicë”, ka deklaruar Plakolli.

Ai ka sqaruar se ky emërim nuk përfaqëson qëndrimin e LDK-së dhe as të Degës së saj në Mitrovicë. “Për këtë arsye, sqarojmë se ky emërim nuk e përfaqëson LDK-në dhe as Degën e saj në Mitrovicë”, theksohet më tej.

Në fund të deklaratës, Plakolli ka bërë të ditur se vendimi për dalje nga koalicioni është i detyrueshëm për të gjithë përfaqësuesit e partisë në nivel lokal. “Ky vendim është obligativ për të gjithë anëtarët e LDK-së në Mitrovicë, përfshirë edhe delegatët e LDK-së në Kuvendin Komunal të Mitrovicës”, thuhet në deklaratë.

Kujtojmë se Peci i kishte ofruar LDK-së Kryesuesin e Kuvendit dhe dy drejtori, derisa kishin mosmarrëveshje në emërimin e njërit nga drejtorët – gjë që shkaktoi prishje të koalicionit.

You Might Also Like

Takim i ri Kurti-Abdixhiku

Rama për dënimin e Sveçlës: Ministri që garanton rendin, u shpall fajtor për shkeljen e tij

Ambasadori gjerman në LDK, Abdixhiku: Refuzimi i kandidatit që e propozuam ne është zhvillim i pafavorshëm për vendin

Gashi- Isufajt: Ka kaluar koha kur anëtarët kanë raportuar para kryeprokurorit, i përgjigjesh pyetjeve të anëtarëve

Haxhiu liron nga detyra 18 gjyqtarë serbë që kishin dhënë dorëheqje në vitin 2022

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Hamza takon Përfaqësuesin Special të Sllovenisë për Ballkanin Perëndimor: Kosova ka nevojë për mbështetje të koordinuar ndërkombëtare
Next Article Familja Clinton tha se është gati të dëshmojë për rastin Epstein, reagon Trump

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim
Maqedoni TOP LAJM
Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën
Maqedoni
Rënie e numrit të të punësuarve në industri
Ekonomi
Ky është filmi që do të përfaqësojë Maqedoninë e Veriut në garën për “Oskar”
Kulturë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?