By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve në fazën përfundimtare – ZPS kërkon 45 vjet dënim për secilin
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve në fazën përfundimtare – ZPS kërkon 45 vjet dënim për secilin
Kosovë

Gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve në fazën përfundimtare – ZPS kërkon 45 vjet dënim për secilin

admin
Last updated: 09/02/2026 11:41
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Ka nisur në Hagë faza përfundimtare e gjykimit ndaj ish-udhëheqësit të UÇK-së, Hashim Thaçi dhe të tjerëve, për krime të luftës dhe kundër njerëzimit gjatë luftës në Kosovë.

Prokurorja e Zyrës së Prokurorit Special (ZPS), Kimberly West gjatë parashtrimit të deklaratave përmbyllëse, bëri të qartë se kërkesa e ZPS-së për dënim është e fokusuar te personat konkretë, jo te shtabi i përgjithshëm, duke kërkuar nga 45 vjet dënim për katër të akuzuarit.

“Ne kërkojmë dënimin e personave konkret, jo të shtabit të përgjithshëm. ZPS-ja kërkon vendim dënimi për të gjitha pikat e aktakuzës dhe vendosjen e një vendimi të vetëm prej 45 viteve, mbështetur për kontributet individuale të krimeve të kryera nga secili prej të akuzuarve. Këto krime janë krime lufte dhe krime kundër njerëzimit”, tha ajo.

West theksoi se pavarësisht frikës dhe stigmatizimit me të cilin janë përballur dëshmitarët dhe familjet e tyre, ata kanë vendosur të zbardhin drejtësinë.

“Pavarësisht frikës, stigmës dhe situatave me të cilat janë përballur dëshmitarët dhe familjarët e tyre nga një grup i kufizuar, por me zë, në Kosovë, këta dëshmitarë e kanë dëshiruar kaq shumë të vërtetën që të dalë në pah, prandaj pavarësisht kësaj kanë përzgjedhur të bashkëpunojnë me zyrën time dhe të japin dëshmi para kësaj gjykate”, tha prokurorja.

Prokurorja ka theksuar se mbi 100 persona janë vrarë dhe qindra të tjerë janë abuzuar në rreth 50 plus kampe ndalimi të UÇK-së, duke përfshirë persona të lidhur me LDK-në, komunitetin rom dhe serb.

“Dëshmitarët dhe provat tregojnë se këto krime janë kryer dhe se të akuzuarit mbajnë përgjegjësi ligjore për to,” shtoi Prokurorja.

Prokurorja theksoi gjithashtu se janë dëgjuar dëshmitarë ndërkombëtarë dhe anëtarë të UÇK-së, ndërsa 7 dëshmitarët e mbrojtjes kanë pasur informacion të kufizuar për aktivitetet e UÇK-së dhe nuk kanë mundur të flasin në të njëjtën gjuhë në atë kohë.

Deklaratat përmbyllëse janë planifikuar të mbahen gjatë periudhës 9-18 shkurt, ku fillimisht fjalën do ta ketë Prokuroria, për t’u pasuar nga ekipet mbrojtëse të të akuzuarve, ndërsa në fund pritet edhe fjala e të akuzuarve, nëse ata vendosin të deklarohen.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, po përballen me akuza të ngritura nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, të cilat ata i kanë cilësuar si të pabazuara. Edhe mbrojtja i ka hedhur poshtë këto akuza dhe ka argumentuar se UÇK-ja nuk kishte strukturë të organizuar komanduese.

Gjykimi ndaj tyre ka nisur më 3 prill 2023 – gati tri vjet pas konfirmimit të aktakuzës prej kur ish-krerët e UÇK-së mbahen në qendrën e paraburgimit në Hagë.

Seancën live mund ta ndiqni KËTU. 

You Might Also Like

Ish-kryediplomati Vlahovic: Mali i i Zi t’i kërkojë falje Kosovës për rrenat idioteske të Radunovic

Konjufca i përgjigjet Gjuriçit në OKB: Kosova është shtet sovran

​Kurti takim me sekretaren e Jashtme britanike: Për marrëveshje me Serbinë me njohje të ndërsjellë

Konjufca në OKB: Serbia po pengon normalizimin, duhet të përballet me realitetin dhe ta njohë Kosovën

Bajrami: Është absurde ajo që po ndodh me çmimet e naftës në Kosovë

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Hamza: Kosova beson – liri për çlirimtarët
Next Article Luizi vazhdon ritualin e tij të mëngjesit me vajzën e tij edhe brenda shtëpisë, i këndon këngën nga ekrani

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?