By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Prokuroria e RMV-së: Janë konfiskuar mbi 40 tonë marihuanë, pas sqarimit të plotë të rrethanave do ta informojmë opinionin
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Prokuroria e RMV-së: Janë konfiskuar mbi 40 tonë marihuanë, pas sqarimit të plotë të rrethanave do ta informojmë opinionin
Maqedoni

Prokuroria e RMV-së: Janë konfiskuar mbi 40 tonë marihuanë, pas sqarimit të plotë të rrethanave do ta informojmë opinionin

admin
Last updated: 09/02/2026 11:55
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 9 shkurt – Prokuroria Themelore Publike ka dalë me njoftim në lidhje me aksionet e fundit të policisë, në të cilat janë sekuestruar një sasi e madhe e marihuanës, gjegjësisht rreth 40 tonë.

Nga Prokuroria thonë se janë në komunikim me Prokurorinë Themelore Publike të Republikës së Serbisë, me qëllim shkëmbimin e informacioneve me rëndësi për procedurën që do të ndihmojnë në përcaktimin e një lidhjeje të mundshme midis dy rasteve dhe origjinës së marihuanës.

“Si pjesë e operacionit të gjerë që është kryer në periudhën e kaluar, në të cilin janë sekuestruar mbi 40 ton marihuanë nga disa persona juridikë në territorin e vendit, prokuroria informon publikun se po ndërmerr vazhdimisht aktivitete në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Komisionin për Miratimin e Kultivimit të Kanabisit për Qëllime Mjekësore, në kuadër të Ministrisë së Shëndetësisë”.

“Procedurat po zhvillohen në koordinim të vazhdueshëm me Prokurorinë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, si dhe me prokurorë të tjerë publikë me juridiksion territorial dhe lëndor, të cilët po veprojnë në rastet e veprave penale të përcaktuara në Ligjin për Kontrollin e Drogave Narkotike”.

“Me qëllim përcaktimin e plotë të fakteve dhe rrethanave, prokurori në fjalë nga Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit është në komunikim me Prokurorinë Themelore Publike të Republikës së Serbisë, me qëllim shkëmbimin e informacioneve me rëndësi për procedurën që do të ndihmojnë në përcaktimin e një lidhjeje të mundshme midis dy rasteve dhe origjinës së marihuanës. Njëkohësisht, prokurori publik nga Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë po ndërmerr veprime të tjera në përputhje me kompetencat e tij ligjore, përfshirë edhe marrjen në pyetje të personave si dëshmitarë, me qëllim mbledhjen e provave dhe fakteve relevante për procedurën”, thonë nga Prokuroria.

Në fund shtojnë se ata i ndërmarrin të gjitha masat për të sqaruar rastin, si dhe do ta informojnë opinionin në kohë.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Integrimi evropian dhe axhenda reformuese në fokus të takimit të Salit me ambasadoren kroate Tiganj
Next Article Arrestohet 44-vjeçari nga Gostivari, tentoi t’i sulmojë fizikisht bashkëshorten dhe vajzat

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?