By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: “Express”: Tirana, surpriza e re e Ballkanit: kryeqyteti evropian që kombinon energjinë urbane me autenticitetin
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > “Express”: Tirana, surpriza e re e Ballkanit: kryeqyteti evropian që kombinon energjinë urbane me autenticitetin
Shqipëri

“Express”: Tirana, surpriza e re e Ballkanit: kryeqyteti evropian që kombinon energjinë urbane me autenticitetin

admin
Last updated: 09/02/2026 12:02
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Nëse ju pëlqen gjallëria e qyteteve të ngohta me diell, por ndiheni të lodhur nga destinacionet klasike të Evropës Perëndimore, ekziston një alternativë më pak e njohur që po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen: Tirana, kryeqyteti plot energji i Shqipërisë, shkruan Laura Zilincanova në një artikull të botuar në të përditshmen britanike “Express”.

E vendosur në zemër të Ballkanit dhe e rrethuar nga kodra dhe male dramatike, Tirana ndërthur arkitekturën me ngjyra të ndezura me gjurmë të historisë osmane dhe komuniste, duke krijuar një identitet unik urban.

Qyteti shquhet gjithashtu për kulturën e tij të gjallë të kafeve, ku vendasit dhe vizitorët ndalen për të shijuar ritmin e jetës mesdhetare.

Një ekspert udhëtimesh e përshkroi Tiranën si një “përplasje magjepsëse të së vjetrës dhe të resë”.

“Mund të ecësh në një rrugë dhe të ndihesh sikur je në Qytetin e Vjetër të Hanoit, me dyqane të vogla, ndërsa pak më tutje zbulon instalacione të artit modern dhe hapësira kulturore bashkëkohore”, sipas një blog-u turistik.

Një kryeqytet evropian i përballueshëm

Krahasuar me destinacione si Italia apo Greqia, Tirana mbetet një nga kryeqytetet më të përballueshme të Evropës.

Një vakt i lirë kushton rreth 9 paund, një birrë rreth 2,28 paund, ndërsa bileta e transportit publik vetëm 36 qindarka. Edhe kafeja, një ritual i përditshëm në qytet, mund të shijohet për më pak se 2 paund.

Historia që rishpik veten

Ndër monumentet më të veçanta të qytetit është Piramida e Tiranës. E ndërtuar fillimisht si muze për diktatorin Enver Hoxha, ajo u shndërrua nga një simbol i komunizmit në një qendër konferencash, bazë e NATO-s gjatë Luftës së Kosovës dhe, pas një periudhe braktisjeje, është transformuar sot në një qendër moderne kulturore dhe teknologjike për të rinjtë.

Në Sheshin Skënderbej ndodhet Xhamia Et’hem Beu, një perlë e arkitekturës osmane me afreske të rralla, që ofron qetësi shpirtërore në zemër të qytetit.

Pak më tej, Xhamia e Madhe e Tiranës, një nga më të mëdhatë në Ballkan, kombinon dizajnin modern me traditën islame dhe është e hapur për të gjithe vizitorët.

Pamje panoramike mbi qytet

Vetëm pak minuta larg qendrës, Mali i Dajtit ofron një arratisje perfekte nga zhurma urbane. Me teleferikun “Dajti Ekspres”, vizitorët mund të shijojnë pamje panoramike mbi Tiranën dhe më gjerë, përpara se të bëjnë ecje, piknik ose thjesht të shijojnë ajrin e freskët malor.

Kur është koha më e mirë për ta vizituar?

Tirana mund të vizitohet gjatë gjithë vitit. Vera është e nxehtë, me temperatura që shpesh arrijnë 30–33°C, ndërsa dimri është i butë dhe më i qetë, me temperatura rreth 10–12°C — ideale për turistët që kërkojnë përvoja kulturore pa turma.

Më e arritshme se kurrë më parë

Interesi ndërkombëtar për Tiranën po rritet edhe falë zgjerimit të linjave ajrore. Kohët e fundit, “Ryanair” ka njoftuar 20 linja të reja drejt kryeqytetit shqiptar, duke e çuar totalin në 43 destinacione.

Fluturimet e reja nga Liverpuli, Birminghami dhe Dublini zgjasin pak më shumë se tre orë, me çmime që nisin nga vetëm 23 paund.

Me plazhe të kristalta që shpesh krahasohen me Maldivet dhe një kryeqytet plot jetë, Shqipëria dhe veçanërisht Tirana, po shndërrohet shpejt në sekretin më të bukur të Evropës.

You Might Also Like

Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Ministria e Jashtme njoftim të rëndësishëm: Ndryshon procedura për lëvizjen në Shengen

Erion Braçe: Në Shqipëri bëhet pastrim parash nga mëngjesi në darkë, sidomos në ndërtim

Benet Beci: Banesat tradicionale shkodrane, trashëgimi që frymëzon të ardhmen

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Pasuritë e krimit kthehen në shërbim të komunitetit, hapet thirrja për financimin e projekteve të OJF-ve
Next Article Konferencë shkencore “Tridhjetë vjet nga atentati ndaj presidentit Kiro Gligorov”

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?