By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Nisin hetimet për përleshjen fizike në një shkollë në Prishtinë, Drejtoria e Arsimit në pritje të raportit disiplinor
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Nisin hetimet për përleshjen fizike në një shkollë në Prishtinë, Drejtoria e Arsimit në pritje të raportit disiplinor
Kosovë

Nisin hetimet për përleshjen fizike në një shkollë në Prishtinë, Drejtoria e Arsimit në pritje të raportit disiplinor

admin
Last updated: 09/02/2026 15:09
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Një incident ka ndodhur në shkollën “Pavarësia” në Prishtinë, ku një mësimdhënës shihet duket goditur disa herë një nxënës, derisa ky i fundit reagon duke e goditur me shqelm në stomak.

Lidhur me rastin, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, ka konfirmuar për Telegrafin se mësimdhënësi dhe nxënësi janë shoqëruar në polici.

“Sot rreth orës 12:00 kemi pranuar informatën për një rast sulmi fizik të ndodhur në një shkollë fillore në Prishtinë”, tha ai.

“Menjëherë policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka shoqëruar në stacion policor palët e përfshira në rast”.

Pllana shtoi se policia, në koordinim me Prokurorinë, ka nisur hetimet për zbardhjen e rastit.

“Aktualisht policia në koordinim me Prokurorinë ka nisur një hetim për zbardhjen e rastit”, shtoi zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës.

Telegrafi ka kontaktuar edhe drejtorin e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Samir Shahini, i cili tha se janë në dijeni të rastit dhe se do të presin raportin e komisionit disiplinor të shkollës për të marrë hapat e mëtejshëm.

“Aktualisht jemi në dijeni për rastin e dhunës, por fillimisht duhet që përmes komisionit disiplinor të mblidhen të gjitha dëshmitë nga mësimdhënësi, nëse lirohet nga Policia e Kosovës, më pas të fillohet me dëshmi nga nxënësi dhe personat e pranishëm në vendngjarje”, tha ai.

“Në bazë të pamjeve, jemi në pritje të mbledhjes së informatave dhe më pas të thirret edhe prindi i nxënësit”.

“Në këtë rast duhet të shqyrtohet edhe se si ka filluar e gjithë ngjarja, të suspendohet më pas mësimdhënësi dhe procedurat tjera nëse duhet t’i ndërrohet shkolla apo t’i hiqet licenca”, shtoi Shahini. 

You Might Also Like

Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja

Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë

Eliza Hoxha: Takimet janë kthyer në lojë taktike, VV e ka pranuar se nuk është e interesuar për marrëveshje me PDK-në

Organizatat evropiane: Liria e medias në Kosovë është përkeqësuar

Sot kufizime në autoudhët e Kosovës për kamionët mbi 20 tonë

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Haxhiu reagon pas kërkesës për 45 vjet burg për krerët e UÇK-së: Ky është shtrembërim i historisë
Next Article Blerina shfaqet e përlotur teksa dëgjon këngën e re të Gjestit

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?