By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Lamallari: Ndryshime në Kodin Penal sipas rekomandimeve ndërkombëtare për paraburgimet
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Lamallari: Ndryshime në Kodin Penal sipas rekomandimeve ndërkombëtare për paraburgimet
Shqipëri

Lamallari: Ndryshime në Kodin Penal sipas rekomandimeve ndërkombëtare për paraburgimet

admin
Last updated: 09/02/2026 15:14
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, tha sot se po punohet për ndryshime në Kodin Penal, pas shqetësimeve të ngritura nga ndërkombëtarët për aplikimin e masës së paraburgimit. Sipas Lamallarit, drafti parashikon klasifikimin e veprave penale në katër grupe, duke nisur nga veprat më të lehta.

Në një intervistë televizive, Lamallari u shpreh se po bëhet një punë kolosale për ndryshimin e Kodit Penal.

“Ndërkombëtarët janë shumë të shqetësuar për pjesën e paraburgimit, si aplikohet masa e paraburgimit. Kemi vepra të ndryshme penale, në kodin aktual, aplikohet i njëjti standard për kriteret që duhet të merren në gjykim. Ajo që ata konstatojnë, është një diferencim mes veprave të ndryshme, nuk mund të trajtohet njësoj një vepër e lehtë dhe një tjetër me rrezikshmëri të theksuar”, vuri në dukje ministri.

“Ata bënë një rekomandim për të pasur një klasifikim në 4 grupe të caktuara veprash. Nga veprat më të lehta që nuk duhet të shkojnë në kufizim të lirisë përmes paraburgimit, vepra të mesme që kërkojnë rast pas rasti të verifikohen nga gjykata dhe nga ana tjetër kemi dhe vepra shumë të rënda”, tha Lamallari.

Ministri njoftoi gjithashtu ndërtimin e një kampusi multifunksional për të miturit, që do të fokusohet në rehabilitimin dhe riedukimin e tyre. Në kuadër të masave alternative, Lamallari tha se do të nisë edhe monitorimi elektronik.

“Drejtori i përgjithshëm për të Drejtat e Njeriut dhe Sundimin e Ligjit në KiE dhe dy gjyqtarët e ftuar si ekspertë, që janë njohur shumë mirë më kuadrin ligjor vendas, sugjerojnë aplikimin e masave alternative. Monitorimi elektronik, është një histori e mbartur, por është e rëndësishme që ministra e Drejtësisë është e angazhuar për të adresuar dhe këtë aspekt. Masat e alternative, sidomos kur bëhet fjalë për të miturit se nuk mund të lejojmë që të miturit në pamundësi të një kampusi të dedikuar, për rehabilitim e riedukim, detyrohet gjykata t’i dërgojë në Kavajë, pasi aty kemi persona që dënohen për vrasje”, informoi ministri i Drejtësisë.

“Po ndërtojmë për herë të parë në Shqipëri në bashkëpunim me ekspertët francezë, një kampus multifunksional, ku në fokus përveç drejtësisë për të miturit, do të jenë dhe psikologët, sociologët. Kemi dhe për të rriturit masa alternative. Është e papranueshme që Shqipëria nuk ka pasur monitorimin elektronik. I është hapur rruga vënies në praktikë të këtij mekanizmi. Janë disa masa që po shqyrtojmë. Kam ngritur një grup të dedikuar në ministri që po punon në këtë drejtim”, tha Lamallari.

You Might Also Like

Avokati i Popullit nënshkruan “Nismën për fëmijët”: E pajustifikueshme që mjekimi i tyre të bëhet me “GoFundMe”

Berisha: Dënoj dhunën në Zvërnec, mbështesim fuqishëm investimet e huaja

Hoxha me nënkryetarin e LDK-së: Kosova në moment të rëndësishëm politik dhe institucional

Hoxha: Kosova të konstituojë sa më shpejt institucionet e reja

Rama: Do të revoltohesha edhe unë njësoj nga tërheqja zvarrë e protestuesit në Zvërnec, akt i neveritshëm

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Berisha: Shqipëria nuk plotëson asnjë kusht të procesit të integrimit
Next Article Spiropali i përgjigjet deputetëve të PD-së: Jo veting në shërbimin e jashtëm, por rivlerësim profesional

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?