By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Ja kush i ka gjasat më të mëdha për president të Kosovës?
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Ja kush i ka gjasat më të mëdha për president të Kosovës?
Kosovë

Ja kush i ka gjasat më të mëdha për president të Kosovës?

admin
Last updated: 24/02/2026 17:00
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njëherësh udhëheqës i Lëvizjes Vetëvendosje, tha se situata rreth zgjedhjes së presidentit të ri të shtetit “nuk është e lehtë”, por theksoi se do të përpiqen me dy partitë e tjera të mëdha shqiptare që të shmangin zgjedhjet e reja.

Presidentes aktuale të Kosovës, Vjosa Osmani, i skadon mandati më 4 prill dhe afati i fundit për votimin e figurës që do ta ketë mandatin e ri është 4 marsi. Osmani e ka bërë të qartë se synon edhe një mandat.

Sipas kryeministrit Kurti, nëse deputetët nuk arrijnë të zgjedhin kreun e ri të shtetit, atëherë zgjedhjet e reja do të mbahen në prill. “Do të përpiqemi maksimalisht që t’i evitojmë zgjedhjet për shkak të moszgjedhjes së presidentit”, tha Kurti.

Profesori i njohur prof.dr. Enver Bytyqi theksoi për Bota Sot se periudha në vijim është vendimtare se a do të ketë Kosova presidentin e ri në afatin e duhur dhe se sipas tij janë dy kandidat që synojnë këtë fron.

Bytyqi përmend një garë të ngushtë midis presidentes aktuale Vjosa Osmani dhe Bashkim Jasharin, anëtarin e familjes së Adem Jasharit.

“Unë gjithashtu kam kërkuar që zonjës Osmani t’i mundësohet edhe një mandat i dytë si presidente e Republikës së Kosovës. Por sinqerisht, pas zhvillimeve të fundit dhe përuljes që ajo i bëri Edi Ramës, jam në dilemë. Nëse do të kishte një kandidaturë tjetër të respektuar, ndoshta do ta përkrahja. Vetëm se më dhimbset, pasi Kosova me Vjosën investoi shumë në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe pati krijuar një identitet të fuqishëm. Megjithatë kjo nuk do të thotë se pasardhësi i saj, nëse kandidati do të jetë me emër tjetër, nuk do të vazhdojë këto përpjekje për shtetësinë e Kosovës”, u shpreh ai.

Duke vazhduar bisedën, profesori thotë se partitë opozitare duken të gatshme për kompromis për presidentin dhe se kandidati më i mundshëm mund të jetë Bashkim Jashari, pasi askush nuk do të rrezikonte të votonte kundër një anëtari të familjes së Adem Jashari. Ai e quan të pavend debatin për veprimtarin shqiptaro-amerikan Harry Bajraktari si kandidat të mundshëm, ndërsa përmend edhe kundërthëniet mes Daut Haradinaj dhe Ramush Haradinaj për kandidaturën.

You Might Also Like

Ish-kryediplomati Vlahovic: Mali i i Zi t’i kërkojë falje Kosovës për rrenat idioteske të Radunovic

Konjufca i përgjigjet Gjuriçit në OKB: Kosova është shtet sovran

​Kurti takim me sekretaren e Jashtme britanike: Për marrëveshje me Serbinë me njohje të ndërsjellë

Konjufca në OKB: Serbia po pengon normalizimin, duhet të përballet me realitetin dhe ta njohë Kosovën

Bajrami: Është absurde ajo që po ndodh me çmimet e naftës në Kosovë

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Apeli i GJKKO nuk e pranoi kërkesën e Erion Veliajt
Next Article Ekuadori përfshihet nga një tjetër valë kaosi e dhune, persona të veshur si ushtarakë bëjnë masakër në fermë, vrasin 7 persona
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?