By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Ministria e Financave me përkrahjen e Bankës Botërore po investon në efikasitetin energjetik dhe në modernizimin e ndriçimit publik nëpër komuna
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Ekonomi > Ministria e Financave me përkrahjen e Bankës Botërore po investon në efikasitetin energjetik dhe në modernizimin e ndriçimit publik nëpër komuna
Ekonomi

Ministria e Financave me përkrahjen e Bankës Botërore po investon në efikasitetin energjetik dhe në modernizimin e ndriçimit publik nëpër komuna

admin
Last updated: 25/02/2026 13:43
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 25 shkurt – Ministria e Financave me përkrahjen e Bankës Botërore vazhdon ta përmirësojë efikasitetin energjetik nëpër komunat e vendit duke realizuar investime të rëndësishme në sisteme moderne dhe kursyese të energjisë në ndriçimin publik.

Ministria e Financave po përkrah me sukses realizimin e Projektit të efikasitetit energjetik në sektorin publik, i cili po zbatohet me përkrahjen financiare nga Banka Ndërkombëtare për Ndërtim dhe Zhvillim – Banka Botërore.

Projekti i efikasitetit energjetik, i cili po implementohet përmes Njësisë Projektuese të Ministrisë së Financave paraqet hap të rëndësishëm në drejtim të modernizimit të infrastrukturës publike dhe avancimit të menaxhimit të qëndrueshëm të energjisë në vend.

Në kuadër të komponentit “Investime në komuna”, si pjesë e projektit në vlerë të përgjithshme prej 8.2 milionë eurove, është siguruar përkrahje financiare për realizimin e projekteve të rikonstruimit të objekteve publike me masa për efikasitetin energjetik, si dhe për modernizimin e ndriçimit publik në kompetencë të komunave.

Me këtë cikël po realizohen me sukses tri nënprojekte për ndriçimin publik rrugor në komunat e Probishtipit, Rankovcës, Llozovës, me investim të përgjithshëm prej 41.396.788 denarëve për zëvendësimin e llambave të reja me efikasitet energjetik LED.

Në Komunën e Probishtipit u realizua zëvendësimi i plotë i ndriçimit ekzistues rrugor me llamba të reja LED, duke përfshirë rajonin qendror të qytetit dhe 29 vendbanime. Për realizimin e këtij projekti në këtë komunë janë investuar 23.032.497 denarë, me ç’rast mundësohet përmirësimi i dukshëm i cilësisë së ndriçimit.

Në Komunën e Rankovcës u vendosën llamba moderne dhe ekonomike LED në vendbanimet Rankovcë, Psaçë, Petralicë, Opillë, Ljubincë dhe Ginovcë.

Me investimin prej 9.392.799 denarëve, ky projekt kontribuoi në rritjen e efikasitetit energjetik dhe sigurisë në nivel më të lartë dhe cilësisë së jetës për popullatën lokale në Rankovcë.

Në Komunën e Llozovës, përmes këtij projekti u realizua investimi prej 8.971.492 denarëve dhe u vendosën llamba të reja me efikasitet të lartë energjetik LED në tetë vendbanime, duke përmbyllur procesin e modernizimit të ndriçimit rrugor në këtë komunë dhe duke krijuar kushte për kursime të dukshme të energjisë elektrike.

Zbatimi i këtyre projekteve paraqet kontribut konkret në modernizimin e infrastrukturës energjetike në nivel lokal, në përmbushjen e detyrimeve ligjore që rezultojnë nga korniza bashkëkohore energjetike dhe në përforcimin e zhvillimit të qëndrueshëm.

Përmes modernizimit të ndriçimit rrugor arrihen kursime të konsiderueshme të energjisë elektrike, ulen kostot e komunave dhe sigurohet shërbim publik më cilësor dhe më i sigurt për qytetarët.

Ministria e Financave mbetet e përkushtuar në sigurimin e përkrahjes  së qëndrueshme financiare dhe të partneriteteve që sjellin përfitime afatgjata për komunitetin, duke nxitur efikasitetin energjetik, përgjegjshmërinë fiskale dhe zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik.

You Might Also Like

Dimitrieska: Nuk ka taksim retroaktiv, rregullat tatimore vlejnë njësoj për të gjithë qytetarët

Shteti nxjerr në shitje 51 banesa në Ohër me çmime më të ulëta se ato në tregun privat

MF: Bankat kanë marrë mbi 70 përqind të obligacioneve të reja qeveritare – kamata prej 4.6 përqind për 762.66 milionë denarë

Çmimet e reja të derivateve të naftës nga mesnata

“Alta Banka” del në shitje, ankandi i parë mbahet më 30 nëntor

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Në Kuvend u debatua për avancimin e të drejtës për shëndet të personave me aftësi të kufizuara
Next Article Dënohen policët që lejuan ikjen e Grubit nga RMV-ja
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Shiroka Pula takoi Grupin Punues për Hartimin, Bashkërendimin dhe Harmonizimin e Strategjisë Shtetërore për procedurat e Apelit
Kosovë
Ford po përgatit një kamionçinë më të lirë për t’i bërë konkurrencë prodhuesve kinezë
Auto
Bullgarët në Kushtetutë? Siljanovska kundër ndryshimeve të reja: Ndryshimet e shpeshta dobësojnë rendin juridik
Maqedoni
Prokuroria e Brukselit lëshon ftesë për Xhavit Halitin
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?