By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Partia e Gjelbër fiton zgjedhjet e pjesshme parlamentare, për herë të parë në histori
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Partia e Gjelbër fiton zgjedhjet e pjesshme parlamentare, për herë të parë në histori
Bota

Partia e Gjelbër fiton zgjedhjet e pjesshme parlamentare, për herë të parë në histori

admin
Last updated: 27/02/2026 11:17
By admin 1 Min Read
Share
SHARE

Partia e Gjelbër në Britaninë e Madhe ka fituar për herë të parë në histori zgjedhjet e pjesshme parlamentare, duke triumfuar në zonën elektorale Gorton dhe Denton, në veriperëndim të Anglisë.

Fitorja përbën një goditje të rëndë për kryeministrin britanik Keir Starmer dhe Partinë Laburiste.

Kandidatja e të Gjelbërve, Hannah Spencer, këshilltare vendore siguroi 14,980 vota, me një epërsi prej 4,402 votash ndaj rivalit të saj.

Në vend të dytë u rendit kandidati i “Reform UK”, Matt Goodwin, me 10,578 vota, ndërsa laburistja Angeliki Stogia doli e treta me 9,364 vota – një rënie e ndjeshme krahasuar me 18,555 votat që kishte marrë Partia Laburiste në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2024.

Kandidatja konservatore, Charlotte Cadden mori 706 vota, ndërsa Liberal Demokratët 653.

Gara u zhvillua pasi ish-deputeti laburist Andrew Gwynne dha dorëheqjen për arsye shëndetësore.

Rezultati pritet të thellojë sfidën elektorale për Laburistët përpara zgjedhjeve vendore të majit, duke vënë në pikëpyetje pretendimin e tyre si alternativa kryesore kundër “Reform UK”.

Gjithashtu, vendimi i Starmer për të bllokuar kandidimin e rivalit të mundshëm për udhëheqjen e partisë, Andy Burnham, kryebashkiak i Mançesterit, pritet të rikthehet në qendër të debatit.

You Might Also Like

Spitalet drejt kolapsit, pasi Evropa përballet me valë vdekjeprurëse të të nxehtit

BE propozon kufizime hyrjeje për të rinjtë ukrainas me detyrime ushtarake

Rutte: NATO do të jetë e ashpër, por e matur për shpenzimet në mbrojtje

Parisi ndalon alkoolin në ambiente publike për shkak të vapës rekord

Numri i të vdekurve nga tërmetet arrin në 235

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Gjykata e Strasburgut sjellë vendim “pro” të burgosurit që u rrah në burgun e “Idrizovës”
Next Article Neymar zbulon prapaskenat e “çmendura”: Kylian Mbappen e quaja “Djaloshi i Artë”, por kur erdhi Lionel Messi u bë xheloz
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Nga 1 korriku nis pagesa e K-15, minimumi mbi 19 mijë denarë
Maqedoni
Ambasadori i BE-së Rokas sot për vizitë në Gostivar
Maqedoni
Përmbyset një kamion me rimorkio në autostradën drejt Gjevgjelisë
Kronika
Mickoski për Ligjin për përfaqësim të drejtë: Procesi është plotësisht në përputhje me Kushtetutën
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?