By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Prokuroria hedh poshtë kallëzimin penal të Enver Hasanit ndaj rektorit Arben Hajrullahu
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Prokuroria hedh poshtë kallëzimin penal të Enver Hasanit ndaj rektorit Arben Hajrullahu
Kosovë

Prokuroria hedh poshtë kallëzimin penal të Enver Hasanit ndaj rektorit Arben Hajrullahu

admin
Last updated: 27/02/2026 17:59
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Departamenti i Krimeve të Rënda i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, me aktvendimin e datës 20 shkurt 2026, ka hedhur poshtë si të pabazuar kallëzimin penal të profesorit Enver Hasani, lidhur me pretendimin e tij se avancimi në profesor të rregullt në vitin 2022 i rektorit aktual të Universiteti i Prishtinës, Arben Hajrullahu, është i paligjshëm.

Sipas komunikatës, Prokuroria ka konstatuar se “pretendimet e ngritura nga paraqitësi i kallëzimit penal, Enver Hasani, nuk mbështeten në fakte”.

Në njoftim thuhet se me marrjen e detyrës së rektorit më 1 tetor 2024, Hajrullahu kishte gjetur një shkresë të përcjellë me dëshmi përkatëse nga Agjencia e Kosovës për Akreditim, ku sipas komunikatës dëshmohet se profesori Hasani ka bërë deklarim të rremë nën betim pranë kësaj agjencie. Po ashtu, sipas njoftimit, rektori kishte hasur edhe një vendim të Këshillit të Etikës të Universitetit të Prishtinës për masa disiplinore ndaj ish-rektorit dhe profesorit Hasani.

“Në kuadër të kompetencave dhe përgjegjësive që rrjedhin nga funksioni i rektorit, këto çështje janë trajtuar në mënyrë procedurale, duke u referuar në organet kompetente për shqyrtim të pavarur dhe në përputhje me legjislacionin në fuqi, si dhe janë proceduar në strukturat përkatëse të brendshme të universitetit”, thuhet në komunikatë.

Po ashtu bëhet e ditur se me vendimin e datës 18 prill 2025, Këshilli i Etikës i Universitetit të Prishtinës ka hedhur poshtë të gjitha pretendimet e Hasanit ndaj rektorit Hajrullahu në denoncimin e tij.

Në reagim theksohet se rektori Hajrullahu, që nga marrja e detyrës, ka ndërmarrë hapa drejt forcimit të ligjshmërisë, meritokracisë dhe mbrojtjes së pronës institucionale të UP-së.

“Këto përpjekje për reforma strukturore dhe rikthim të standardeve institucionale kanë prodhuar reagime dhe kundërshtime nga aktorë të ndryshëm, përfshirë edhe individë që kanë qenë të përfshirë në praktikat e kontestuara”, thuhet më tej.

Sipas komunikatës, akuzat dhe denoncimet ndaj rektorit shihen si pjesë e një dinamike më të gjerë që synon krijimin e paqartësive në opinionin publik dhe ushtrimin e presionit ndaj proceseve reformuese, ndërsa theksohet se angazhimi për transparencë, sundim të ligjit dhe integritet institucional mbetet prioritet i udhëheqjes aktuale të universitetit.

You Might Also Like

Raportohet se është mbajtur takimi Kurti-Hamza

Osmani: Bota duhet të vazhdojë të dëgjojë për krimet serbe, për të cilat ende nuk ka drejtësi

Nesër mblidhen deputetët, në rend dite Miratimi i Deklaratës lidhur me Aktgjykimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës

Nëntë të arrestuar për krime lufte në Zubin Potok lidhur me rastin e “Grupit të Intelektualëve”

Dita e njëmbëdhjetë, protestuesit mbushin sheshin e Prishtinës, kundërshtohet dënimi i ish-krerëve të UÇK’së

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article “Operacion makiazhi”/ BIRN: Shkarkimi i Belinda Ballukut, i vonuar dhe i pamjaftueshëm
Next Article Personat me sëmundje të rralla kërkojnë ligj të ri për mbrojtje shëndetësore
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ali Ahmeti: Bërvenica meriton më mirë, promovojmë Arkin Jahijin për kryetar komune
Maqedoni
Aleksandar Vuçiç jep dorëheqjen si president i Serbisë
Bota
Bitcoin-i arrin në nivelet më të larta në tetë muaj
Ekonomi
Ligji kundër duhanpirjes ngec në Kuvend, priten mendime shtesë
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?