By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Mbi 3 500 objektiva të goditura nga Izraeli brenda një muaji
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Mbi 3 500 objektiva të goditura nga Izraeli brenda një muaji
Bota

Mbi 3 500 objektiva të goditura nga Izraeli brenda një muaji

admin
Last updated: 03/04/2026 12:02
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Liban, 3 mars, argument.mk/ – Ushtria izraelite deklaroi sot se ka goditur më shumë se 3 500 objektiva në të gjithë Libanin gjatë muajit të fundit, që nga rifillimi i luftës me lëvizjen islamike Hezbollah, aleate e Iranit.

Sipas Izraelit, Hezbollahu u përfshi në konflikt më 2 mars, në kuadër të luftës më të gjerë në Lindjen e Mesme, e cila shpërtheu në fund të shkurtit pas një ofensive izraelito-amerikane kundër Iranit. Kjo ofensivë u ndërmor si hakmarrje për vrasjen e udhëheqësit suprem iranian, Ali Khamenei, në Teheran.

Izraeli reagoi me një valë të gjerë sulmesh ajrore në territorin libanez dhe nisi gjithashtu një ofensivë tokësore në jug të vendit. Në një deklaratë zyrtare, ushtria tha se ka goditur më shumë se 3 500 objektiva, duke përfshirë, sipas saj, infrastrukturë ushtarake, depo armësh, pozicione lëshimi raketash dhe qendra komanduese të Hezbollahut.

Po ashtu, ushtria izraelite pretendon se ka “eliminuar” rreth 1 000 luftëtarë të Hezbollahut gjatë këtij muaji.

Ndërkohë, Ministria libaneze e Shëndetësisë raportoi se më shumë se 1 300 persona janë vrarë dhe mbi 3 900 të tjerë janë plagosur që nga fillimi i konfliktit. Në këtë bilanc përfshihen edhe 53 punonjës të personelit shëndetësor.

Hezbollahu nuk ka bërë ende publike të dhëna zyrtare mbi humbjet e tij.

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, paralajmëroi se Hezbollahu do të paguajë një “çmim të rëndë” për shtimin e sulmeve gjatë festës hebraike të Pashkës, pasi grupi kishte marrë përgjegjësinë për disa sulme me raketa në veri të Izraelit.

Ai shtoi se forcat izraelite në jug të Libanit do të vazhdojnë operacionet për “të çliruar zonën” nga Hezbollahu dhe mbështetësit e tij, duke theksuar se ushtria synon të ruajë praninë deri në lumin Litani dhe të shkatërrojë kapacitetet ushtarake të grupit në të gjithë Libanin.

You Might Also Like

Premtimi i parë i Burnham si kryeministër: Do t’i japim fund fjetjes në rrugë të të pastrehëve në Angli

92% e njerëzve do të përballen me kancerin në një formë gjatë jetës

Franca synon ndalimin e rrjeteve sociale për të miturit para fillimit të vitit të ri shkollor

Pamje, dronët ukrainas godasin gjigantin rus Wildberries – depot përfshihen nga flakët

Zjarr i madh në veri të Madridit, qindra zjarrfikës në veprim

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Çfarë i ndodh trupit kur skuqemi në fytyrë
Next Article FAO: Rriten çmimet e ushqimeve, të nxitura nga kostot e energjisë
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?