By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: “Kylian Mbappe nuk e kupton çfarë është Real Madridi”, gazetari i njohur kritikon rëndë yllin francez
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Sport > “Kylian Mbappe nuk e kupton çfarë është Real Madridi”, gazetari i njohur kritikon rëndë yllin francez
Sport

“Kylian Mbappe nuk e kupton çfarë është Real Madridi”, gazetari i njohur kritikon rëndë yllin francez

admin
Last updated: 06/04/2026 13:25
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Josep Pedrerol ka kritikuar ashpër Kylian Mbappe pas humbjes së Real Madrid ndaj Mallorcas, duke i kërkuar trajnerit Alvaro Arbeloa që ta “disiplinojë” sulmuesin për mungesën e kontributit në fazën mbrojtëse.

Pas rikthimit nga lëndimi në gju, Mbappe u rikthye titullar, por madrilenët u mposhtën 2-1 dhe mbetën shtatë pikë pas Barcelonës në garën për titull. Edhe pse krijoi raste, francezi u vu sërish në shënjestër të kritikave nga mediat spanjolle për angazhimin e tij të kufizuar pa top.

Pedrerol, në emisionin “El Chiringuito”, u shpreh i pakënaqur edhe me deklaratat e fundit të Mbappes në një podcast me Aurelien Tchouameni dhe Achraf Hakimi.

“Mbappe është shumë i mirë, por nuk e ka kuptuar Real Madridin. ‘Mbappe-Football Club’ është shumë i mirë, por nuk e ka kuptuar se çfarë është Madridi. Duhet të marrë parasysh kritikat që vijnë nga Evropa, siç bën Arbeloa, dhe ta kuptojë se kjo është shumë e rëndësishme”.

Ai shtoi se deklaratat e sulmuesit për mungesën e vrapimit janë të papranueshme në një klub si Real Madridi.

“I kuptoj fjalët e Luis Enrique. Arbeloa duhet t’i përcjellë të njëjtin mesazh”.

Pedrerol sugjeroi që trajneri i madrilenëve të ndjekë shembullin e Luis Enrique te Paris Saint-Germain, ku ai kishte kritikuar publikisht Mbappen dhe madje kishte përmendur Michael Jordan si model për përkushtimin maksimal në çdo aspekt të lojës.

Nga ana tjetër, Marca ofroi një analizë më të balancuar, duke theksuar se Real Madridi kishte pasur një seri të mirë rezultatesh edhe pa Mbappen.

“Mbappe nuk shënoi – e pabesueshme. Real Madridit i duhen golat e tij. Në fakt, skuadra dukej se funksiononte mirë edhe pa të gjatë pesë fitoreve radhazi. Nuk është se Mbappe luajti keq, por as nuk ishte i jashtëzakonshëm”, shkruante gazeta.

Debati rreth rolit të Mbappes në skuadër vazhdon, ndërsa presioni mbi të rritet për të kontribuar më shumë në lojën kolektive dhe jo vetëm në fazën sulmuese.

You Might Also Like

Bayern Munich i dërgon një mesazh të ri Real Madridit për të ardhmen e Michael Olise

Monedha e fatit e Cucurellas, rituali që i solli Spanjës titullin botëror edhe në vitin 2026

Alvaro Arbeloa nuk largohet i vetëm nga Reali, i kërkon dy yjet madrilen në Ligën Premier

A e shtyu Rodri – Donald Trumpin gjatë festimeve të Kupës së Botës? Momenti i sikletshëm bëhet viral

Yamal, Messi apo Rodri? Kush është tani favoriti për ta fituar Topin e Artë?

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Sky Ferreira akuzon Charli XCX për përdorim të demove të saj të papublikuara
Next Article Abdixhiku: Një parti s’mund t’i ketë tri pozitat kryesore – zgjedhjet janë të pashmangshme nëse s’ka marrëveshje
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?