By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Abdixhiku: Një parti s’mund t’i ketë tri pozitat kryesore – zgjedhjet janë të pashmangshme nëse s’ka marrëveshje
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Abdixhiku: Një parti s’mund t’i ketë tri pozitat kryesore – zgjedhjet janë të pashmangshme nëse s’ka marrëveshje
Kosovë

Abdixhiku: Një parti s’mund t’i ketë tri pozitat kryesore – zgjedhjet janë të pashmangshme nëse s’ka marrëveshje

admin
Last updated: 06/04/2026 13:27
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Prishrinë, 6 prill, argument.mk/ – Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se takimi me kryeministrin Albin Kurti është zhvilluar në frymë diskutimi për gjetjen e një zgjidhjeje të përbashkët lidhur me zgjedhjen e presidentit.

Pas takimit, Abdixhiku theksoi se LDK-ja vazhdon të mbajë qëndrimin se pushteti nuk duhet të përqendrohet në një parti të vetme.

“LDK vazhdon të besojë që të tri pozitat nuk mund t’i takojnë një partie politike. Për çështje tjera kemi dakordim për konfidencialitet mes palëve”, tha Abdixhiku.

Ai bëri të ditur se aktualisht nuk ka ende marrëveshje konkrete, por po vazhdojnë përpjekjet për një zgjidhje përmes dialogut.

“Po provojmë të gjejmë zgjidhje të përbashkët konsensuale me takime dhe do ta ndjekim këtë rrugë sa herë të mundemi për të shmangur zgjedhjet”, u shpreh ai para mediave.

Abdixhiku shtoi se diskutimet deri tani janë fokusuar në parimet bazë të procesit, e jo në emra konkretë.

“Njëherë duhet të merremi rreth parimeve të procesit, pra a duhet të kemi një situatë ku të gjitha pozicionet institucionale i takojnë një partie politike, e më pas nëse jo, si do të duket kjo marrëveshje”, tha Abdixhiku.

Sipas tij, ende nuk është arritur në fazën e diskutimeve për poste konkrete.

“Ende nuk kemi diskutime konkrete për pozicione. Diskutuam për natyrën dhe modalitetet e kësaj zgjidhjeje, nuk kemi emra konkret, nuk kemi arritur në atë fazë”, tha kreu i LDK-së.

Kreu i LDK-së paralajmëroi se nëse nuk ka progres në javët në vijim, vendi mund të shkojë drejt zgjedhjeve të reja.

“Po përpiqemi për zgjidhje derisa ka takime. Nëse nuk bëjmë asgjë për tri javët e ardhshme, zgjedhjet i kemi të pashmangshme”, tha ai.

Takimet mes pozitës dhe opozitës pritet të vazhdojnë në ditët në vijim, në përpjekje për arritjen e një marrëveshjeje për zgjedhjen e presidentit të ri.

You Might Also Like

Ish-kryediplomati Vlahovic: Mali i i Zi t’i kërkojë falje Kosovës për rrenat idioteske të Radunovic

Konjufca i përgjigjet Gjuriçit në OKB: Kosova është shtet sovran

​Kurti takim me sekretaren e Jashtme britanike: Për marrëveshje me Serbinë me njohje të ndërsjellë

Konjufca në OKB: Serbia po pengon normalizimin, duhet të përballet me realitetin dhe ta njohë Kosovën

Bajrami: Është absurde ajo që po ndodh me çmimet e naftës në Kosovë

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article “Kylian Mbappe nuk e kupton çfarë është Real Madridi”, gazetari i njohur kritikon rëndë yllin francez
Next Article Dikur arrestime e presion nga BDI, sot protesta pa frikë dhe me përkrahje!
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?