By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Kurti për bashkimin e Osmanit me Abdixhikun: S’duhet ngatërruar dëshirat me fakte
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Kurti për bashkimin e Osmanit me Abdixhikun: S’duhet ngatërruar dëshirat me fakte
Kosovë

Kurti për bashkimin e Osmanit me Abdixhikun: S’duhet ngatërruar dëshirat me fakte

admin
Last updated: 07/05/2026 11:46
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 7 maj, Zhurnal.mk – Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pyetur për bashkimin e Vjosa Osmanit me Lidhjen Demokratike të Kosovës për të garuar bashkë në zgjedhjet e 7 qershorit, raporton Ekonomia Online.

Ai, ka thënë se populli ia ka dhënë VV-së, 51%, derisa ka shtuar se të gjithë ata që kanë ambicie politike duhet të angazhohen dhe të punojnë për qytetarët, por sipas tij, vendimin përfundimtar e merr populli.

Ai theksoi se në zgjedhjet e fundit Lëvizja Vetëvendosje iu afrua shifrës prej 500 mijë votash dhe siguroi 57 deputetë në Kuvendin e Kosovës.

“Të gjithë të cilët kanë ambicie politike, duan pushtet, kanë vizion e ide për të mirën e qytetarëve, le të angazhohen, le të punojnë me çka dinë e mundën dhe iu dëshiroj sukses. Por duhet ta keni parasysh që për këtë gjë nuk vendos asnjë kryetar partie, asnjë pretendent për çfarëdo posti, për këtë vendos populli. Dhe mos harroni qysh ka vendosur populli para katër muajsh. Pra populli ne zgjedhjet e 21 dhjetorit, 51.1%. Jo 50%, 51, jo 51, po 51.1% ia dha Lëvizjes Vetëvendosje, me ç’rast ne iu afruam shumë pranë asaj shifre 500.000 vota apo 500.000 zemra siç themi ne, dhe vetëm shikoni rezultatin konkret. Lëvizja Vetëvendosje 57 deputetë, 57 deputetë. Ndërkaq LDK, PDK, AAK së bashku 43 deputetë. Pra ato trija bashkë 43 deputetë”, tha ai.

Ai deklaroi se krahas 57 deputetëve të Vetëvendosjes dhe partnerëve të saj politikë, koalicioni ka edhe mbështetjen e deputetëve të komuniteteve joshumicë, duke arritur në total 66 deputetë.

“Ne Lëvizja Vetëvendosje me partinë Guxo edhe alternativën e PSHDK-në, 57 deputetë. Pra nuk jemi duke u krahasuar dy parti, po e gjithë opozita është 43 deputetë e Vetëvendosja është 57, plus ne i kemi edhe 9 deputetë të komuniteteve joshumicë, përkatësisht pakicave, gjithsej bëjmë 66. Rrjedhimisht shikoni, njerëzit kanë dëshira, edhe kjo është normale, por nuk duhet me i ngatërru dëshirat me faktet”, tha Kurti.

Sipas tij, qytetarët e Kosovës e kanë kuptuar se përpjekjet për ta penguar Lëvizjen Vetëvendosje kanë sjellë rritje të mbështetjes për këtë subjekt politik.

“Po besoj që qytetarët e Republikës e kanë kuptuar që çdo herë kur përpiqesh t’ia vësh digën një rrjedhe socio-historike e politike qysh është Lëvizja Vetëvendosje, atëherë do të ketë gjithmonë më shumë prurje. Pra sa herë na kanë vënë diga, është rritë prurja. E tash bash saktësisht sa do të jetë, do ta marrim vesh në mbrëmjen e 7 qershorit”, tha ai.

You Might Also Like

PSD konfirmon pjesëmarrjen në zgjedhje, pesë parti heqin dorë nga gara

Kreshnik Smajlaj nga sot do ta udhëheqë degën e AAK-së në Prishtinë

Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër në momentin kritik

Palatova–Kurtit: BE s’mund thjesht ta japë statusin e kandidatit, duhet t’i bindni 27 shtetet

Kurti: BE-ja duhet të punojë për të siguruar statusin e kandidatit për Kosovën

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Jeta Statovci i bashkohet Vjosa Osmanit për zgjedhjet e 7 qershorit
Next Article “Aleate e rëndësishme”, Volz: SHBA-ja synon përfshirjen e Kosovës në korridoret rajonale të energjisë
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Rezoluta e Grave vulos përkushtimin e VLEN-it për fuqizimin e grave dhe familjes
Maqedoni
Ziadin Sela: Nëse ulen Mickoski e Filipçe, pse të mos ulen edhe liderët shqiptarë?
Maqedoni TOP LAJM
Nicole Varnes vizitoi Manastirin, fokus bashkëpunimi ekonomik dhe inovacioni
Maqedoni
PSD konfirmon pjesëmarrjen në zgjedhje, pesë parti heqin dorë nga gara
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?