By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Në takim me UNHCR-në, Kurti kërkon hapjen e arkivave nga Serbia
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Në takim me UNHCR-në, Kurti kërkon hapjen e arkivave nga Serbia
Kosovë

Në takim me UNHCR-në, Kurti kërkon hapjen e arkivave nga Serbia

admin
Last updated: 07/05/2026 15:33
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 7 maj, Zhurnal.mk – Kryeministri në detyrë , Albin Kurti, ka pritur në takim Përfaqësuesen Rajonale të UNHCR-së, për Evropën Qendrore, Nicole Epting.

Sipas njoftimit të Qeverisë, në takim është diskutuar për çështjet që lidhen me refugjatët, personat e zhvendosur brenda vendit dhe personat pa shtetësi, si dhe për përgjegjësinë institucionale dhe ndërkombëtare në mbrojtjen e të drejtave të tyre.

“Kryeministri në detyrë Kurti e njoftoi përfaqësuesen Epting me politikat dhe programet e Qeverisë së Republikës së Kosovës, të zbatuara nga ministritë e linjës, të cilat adresojnë nevojat dhe të drejtat e këtyre kategorive, përfshirë strehimin, mbështetjen sociale dhe qasjen në shërbime publike”, thuhet në njoftim.

Gjatë bashkëbisedimit, sipas njoftimit, u theksua rëndësia e qasjes humane dhe respektimit të të drejtave të njeriut.

“Trajtimi i këtyre çështjeve duhet të mbetet gjithmonë i udhëhequr nga parimet e të drejtave të njeriut dhe solidaritetit humanitar, duke vendosur njeriun dhe dinjitetin e tij në qendër të politikave publike dhe angazhimit institucional”, theksohet tutje.

Në fund të takimit është diskutuar edhe çështja e personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës në Kosovë.

Sipas njoftimit, Kurti ka deklaruar se aktualisht janë 1 mijë e 565 persona të zhdukur me dhunë nga lufta e fundit në Kosovë, ndërsa ka potencuar nevojën për zbatimin e plotë të Deklaratës për Personat e Zhdukur, të dakorduar në Bruksel.

Ai po ashtu ka nënvizuar se progresi në këtë proces kërkon hapjen e arkivave nga Serbia, përfshirë arkivin e Brigadës së 38-të të Motorizuar të Ushtrisë Jugosllave, i cili, sipas Qeverisë, mbetet i klasifikuar nga autoritetet serbe deri në vitin 2044.

You Might Also Like

Kosova dhe Austria firmosin marrëveshje: Familjarët e diplomatëve do të kenë të drejtë pune

“Situata emergjente me materie të rrezikshme”, FSK kryen trajnimin për dekontaminimin e viktimave në masë

Investim prej 3 milionë eurosh për Shalën e Mitrovicës, nënshkruhet kontrata për asfaltimin e 23.4 km rrugë

Vendimi për Thaçin dhe të tjerët: Dhomat e Specializuara mbesin brenda afatit të 20 korrikut

Ferati: LDK-ja nuk ka nevojë për “analizat” e VV-së e “këshillat” e PDK-së

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Rusia drejt paradës së 9 Majit pa tanke e raketa ndërsa popullariteti i Putinit shënon rënie
Next Article Google Chrome mund të ketë instaluar një model AI në pajisjen tuaj pa e ditur ju
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Nga 1 korriku nis pagesa e K-15, minimumi mbi 19 mijë denarë
Maqedoni
Ambasadori i BE-së Rokas sot për vizitë në Gostivar
Maqedoni
Përmbyset një kamion me rimorkio në autostradën drejt Gjevgjelisë
Kronika
Mickoski për Ligjin për përfaqësim të drejtë: Procesi është plotësisht në përputhje me Kushtetutën
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?