By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Palatova–Kurtit: BE s’mund thjesht ta japë statusin e kandidatit, duhet t’i bindni 27 shtetet
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Palatova–Kurtit: BE s’mund thjesht ta japë statusin e kandidatit, duhet t’i bindni 27 shtetet
Kosovë

Palatova–Kurtit: BE s’mund thjesht ta japë statusin e kandidatit, duhet t’i bindni 27 shtetet

admin
Last updated: 07/05/2026 16:27
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 7 maj, Zhurnal.mk – U.D. e shefes së Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Eva Palatova, ka deklaruar se Kosova nuk mund ta marrë automatikisht statusin e vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke theksuar se vendi duhet t’i bindë të gjitha 27 shtetet anëtare të BE-së.

Në aktivitetin e organizuar për Ditën e Evropës, Palatova tha se aplikimi i Kosovës për anëtarësim në BE kërkon mbështetje të plotë politike nga shtetet anëtare dhe përmbushje të standardeve demokratike.

“E di, zoti Kryeministër, që ju dëshironi që BE-ja të ecë përpara me aplikimin për anëtarësim, të cilin e dorëzuat gjatë presidencës çeke në Pragë. Ne jemi këtu për t’ju ndihmuar që ta arrini këtë synim të radhës. Por më lejoni të jem e sinqertë: Brukseli nuk mund ta japë thjesht statusin e kandidatit. Ju duhet t’i bindni 27 shtetet anëtare”, deklaroi ajo.

Sipas Palatovës, në këtë proces janë thelbësore tri elemente kyçe, duke vënë theks të veçantë te funksionimi demokratik i Kosovës dhe organizimi i zgjedhjeve.

“Dhe për këtë, rëndësi kanë këto tri elemente kyçe. Kosova është dhe duhet të mbetet një demokraci e gjallë. Zgjedhjet parlamentare që mbahen saktësisht një muaj nga sot duhet të jenë, përsëri, të lira, të drejta dhe gjithëpërfshirëse”, shtoi ajo.

Deklaratat e saj vijnë në një kohë kur Kosova po synon avancimin e procesit të integrimit evropian dhe rritjen e mbështetjes ndërkombëtare për statusin kandidat në BE.

You Might Also Like

Abdixhiku iu kundërpërgjigjet Gazmend Muhaxherit dhe Imri Ahmetit: Sabotues, pres dorëheqjet tuaja

Përçarja që nisi qysh ditën e zgjedhjeve “shpërthen” në LDK: Muhaxheri e Ahmeti kërkojnë dorëheqjen Abdixhikut

FSK përmbyll me sukses pjesëmarrjen në Operacionin “Interflex” në Mbretërinë e Bashkuar

Agron Maxhuni dhe Valentina Sopjani zgjidhen anëtarë të KGJK-së

Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut forcojnë bashkëpunimin për mbrojtjen e të drejtave të njeriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Modelja shqiptare Misse Beqiri thyen heshtjen, reagon pas vdekjes së ish-partnerit të saj
Next Article Shpërthen zjarr në një ndërtesë në Shkup, dyshohet se është shkaktuar nga dy persona
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Aksident në Veles, ndërron jetë një këmbësor pas goditjes nga kamioni
Kronika
Në Holandë kryhet për herë të parë eutanazia e një fëmije nën 12 vjeç
Bota
Rrufeja goditi pikën kufitare “Evzoni”, turistët mbetën të bllokuar
Maqedoni
Australia hap dyert për qytetarët e Evropës
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?