By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër në momentin kritik
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër në momentin kritik
Kosovë

Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër në momentin kritik

admin
Last updated: 07/05/2026 20:09
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Aarau, 7 maj Zhurnal.mk – Një shtetas me origjinë nga Kosova, Rrustem Hysenaj (38), ka shpëtuar një 71-vjeçar nga lumi Aare pranë Aaraut në Zvicër, duke parandaluar një tragjedi të mundshme.

Ngjarja ndodhi herët të hënën në mëngjes, kur Hysenaj po shkonte në vendin e punës. Një kalimtar i panjohur e ndaloi dhe i kërkoi ndihmë urgjente, duke i treguar se një i moshuar ndodhej në brigjet e lumit dhe nuk mund të dilte vetë nga uji.

Ndërhyrje vendimtare

Fillimisht i pasigurt për situatën, Hysenaj vendosi ta ndiqte personin deri te lumi, ku pa 71-vjeçarin në ujë të ftohtë, duke u mbajtur me vështirësi. Temperatura e ujit ishte rreth 15°C.

Së bashku me një ndihmës tjetër, ai arriti ta nxjerrë të moshuarin dhe ta transportojë në një vend të sigurt.

“Ishte i lagur krejtësisht dhe dridhej pa pushim,” tha Hysenaj, duke shtuar se i moshuari ishte në gjendje hipotermie dhe shumë i lodhur, transmeton albinfo.ch.

Kujdesi deri në ardhjen e emergjencës

Dy shpëtimtarët i dhanë ndihmën e parë dhe e mbajtën nën kujdes për rreth 20 minuta deri në ardhjen e shërbimeve emergjente. I moshuari mësohet se kishte qëndruar rreth 45 minuta në ujë para se të shpëtohej dhe më pas u dërgua në spital.
Rrethanat ende të paqarta

Policia kantonale e Aargaut ka konfirmuar incidentin, por ende nuk dihet saktësisht se si 71-vjeçari përfundoi në lumë.

Hysenaj thotë se kolegët e tij e kanë pritur me humor pas ngjarjes.
“Në punë më thonë me shaka ‘Superman’, por unë thjesht bëra atë që duhej,” u shpreh ai.

You Might Also Like

PSD konfirmon pjesëmarrjen në zgjedhje, pesë parti heqin dorë nga gara

Kreshnik Smajlaj nga sot do ta udhëheqë degën e AAK-së në Prishtinë

Palatova–Kurtit: BE s’mund thjesht ta japë statusin e kandidatit, duhet t’i bindni 27 shtetet

Kurti: BE-ja duhet të punojë për të siguruar statusin e kandidatit për Kosovën

Pas vdekjes, Rexhep Qosja dekorohet me “Nderi i Republikës së Kosovës”

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Bilall Kasami: Kongresi i 9 majit reflekton realitetin e ri të VLEN
Next Article Astrit Iseni nga foltorja e OKB-së në Nju Jork: Maqedonia e Veriut forcon bashkëpunimin ndërkombëtar
    Leave a comment

    Leave a Reply

    You must be logged in to post a comment.

    Stay Connected

    FacebookLike
    TwitterFollow
    YoutubeSubscribe
    TelegramFollow
    - Advertisement -
    Ad imageAd image

    Latest News

    Rezoluta e Grave vulos përkushtimin e VLEN-it për fuqizimin e grave dhe familjes
    Maqedoni
    Ziadin Sela: Nëse ulen Mickoski e Filipçe, pse të mos ulen edhe liderët shqiptarë?
    Maqedoni TOP LAJM
    Nicole Varnes vizitoi Manastirin, fokus bashkëpunimi ekonomik dhe inovacioni
    Maqedoni
    PSD konfirmon pjesëmarrjen në zgjedhje, pesë parti heqin dorë nga gara
    Kosovë

    Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

    Quick Link

    • Editorial
    • Analiza
    • Rekomanduar

    Sign Up for Our Newsletter

    Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

    © 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
    Welcome Back!

    Sign in to your account

    Lost your password?