By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Peter Magyar merr detyrën si kryeministër i Hungarisë, fundi i qeverisjes 16-vjeçare të Orbanit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Peter Magyar merr detyrën si kryeministër i Hungarisë, fundi i qeverisjes 16-vjeçare të Orbanit
Bota

Peter Magyar merr detyrën si kryeministër i Hungarisë, fundi i qeverisjes 16-vjeçare të Orbanit

admin
Last updated: 09/05/2026 16:33
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Budapest, 9 maj Zhurnal.mk – Peter Magyar bëri sot betimin si kryeministër i Hungarisë, duke shënuar fundin e qeverisjes 16-vjeçare të Viktor Orbanit, raporton Anadolu.

Magyar bëri betimin në parlament pasi partia e tij e qendrës së djathtë Tisza siguroi fitore bindëse në zgjedhjet e muajit të kaluar, duke mposhtur aleancën nacionaliste-populiste Fidesz të Orbanit.

Partia Tisza fitoi shumicën prej dy të tretash në parlamentin me 199 vende, duke siguruar numër të mjaftueshëm deputetësh për të ndryshuar politikat kryesore të vendosura gjatë viteve të qeverisjes së Orbanit.

Magyar hyri në ndërtesën e parlamentit së bashku me deputetët e partisë së tij, të cilët tani kontrollojnë 141 vende. Aleanca Fidesz-KDNP e Orbanit pësoi rënie të madhe, duke mbetur me 52 vende, ndërsa lëvizja e ekstremit të djathtë “Atdheu Ynë” siguroi gjashtë vende.

Presidenti Tamas Sulyok më herët i kërkoi Magyarit të formojë qeverinë e re pasi partia e tij Tisza arriti një fitore të paprecedentë në zgjedhjet e prillit, raportoi gazeta “Magyar Nemzet”.

Sulyok tha se votuesit hungarezë “kanë shprehur vullnetin e tyre” dhe i kanë besuar Tiszës përgjegjësinë për qeverisjen e vendit.

Të gjithë 199 deputetët dhe 11 përfaqësues të pakicave dorëzuan mandatet e tyre para se deputetët të bënin betimin gjatë seancës.

Magyar deklaroi se prioritetet kryesore të qeverisë së re do të jenë lufta kundër korrupsionit dhe sigurimi i kthimit të fondeve të BE-së, të ngrira për shkak të shqetësimeve lidhur me sundimin e ligjit dhe korrupsionin.

“Detyra më e rëndësishme do të jetë ndalimi i korrupsionit dhe kthimi i fondeve të BE-së”, tha ai para seancës.

Qeveria e tij gjithashtu pritet të kërkojë afrimin e marrëdhënieve me Bashkimin Evropian pas viteve të tensioneve gjatë udhëheqjes së Orbanit.

Deputetët po ashtu zgjodhën kryetaren e re të parlamentit gjatë seancës, ku kandidatja e Tiszas, Agnes Forsthoffer, mori këtë post.

You Might Also Like

Deklarata bombë e Rutte: 500 avionë amerikanë u ngritën nga Italia për të sulmuar Iranin

BE forcon luftën kundër krimit të organizuar ndërkufitar

Vritet një i dyshuar i ISIS-it para samitit të NATO-s

68 mijë familje pa energji elektrike pas valës rekord të të nxehtit

Meloni lë pas përplasjen me Trumpin: Marrëdhëniet me SHBA-në nuk po ndryshojnë, politika e jashtme nuk është reality show

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Marshi i 42-të për viktimat e zjarrit në diskotekën “Puls”
Next Article “Më shkruante dhe i fshinte mesazhet”, Avokatja zbulon se Milena Vitanova kërkoi ndihmë para se të vritej në Piacenza
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Dr. Bekim Tateshi pas mbylljes së Repartit të Imunologjisë: Shëndetësia është në alarm, Bexhet Musliu: MSH Azir Aliu ka dështuar!
Maqedoni TOP LAJM
ASH: Rebalanci i buxhetit demaskon pushtetin, borxhi dëshmi e kolapsit ekonomik dhe politik
Maqedoni
Kasami pret kryebashkiakun e Kukësit, fokus bashkëpunimi për projekte ndërkufitare
Maqedoni
Kuvendi kalon disa propozim ligje në lexim të dytë
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?