By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Kurti: Mbi 30 milionë euro investime për 14 parqe industriale në Kosovë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Kurti: Mbi 30 milionë euro investime për 14 parqe industriale në Kosovë
Kosovë

Kurti: Mbi 30 milionë euro investime për 14 parqe industriale në Kosovë

admin
Last updated: 14/05/2026 11:26
By admin 5 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 14 maj Zhurnal.mk – Qeveria e Kosovës ka vënë gurthemelin e Parkut Industrial në fshatin Frashër të Mitrovicës, projekt për të cilin do të investohen afër 1 milion euro, ndërsa në tri vitet e ardhshme janë planifikuar mbi 30 milionë euro investime për 14 parqe industriale në gjithë vendin, raporton Ekonomia Online.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, tha se investimi në Parkun Industrial në Frashër është pjesë e mbështetjes për zhvillimin ekonomik të Mitrovicës dhe krijimin e kushteve për prodhim dhe punësim.

“Në këtë mënyrë ne po e lajmë një pjesë të vogël të borxhit të madh që ja kemi Mitrovicës, e cila i dha aq shumë zhvillim e kulturë jo vetëm Kosovës, por edhe mbarë kombit shqiptar. Dhe tash ne po ja kthejmë këtë me një investim këtu në Frashër, në shumën e gjithëmbarshme prej afër 1 milion euro për këtë park industrial, në të cilin do të mund të vendosen bizneset e ndryshme nga Mitrovica, nga Kosova, por edhe investitorë të huaj, ashtu që të rritet prodhimtaria e të shtohet punësimi”, tha ai.

Kurti shtoi se qeveria synon të modernizojë infrastrukturën për bizneset prodhuese dhe të rrisë eksportet.

“Sa më shumë që bizneset prodhojnë, aq më shumë krijohen kushtet për rritje të eksporteve dhe për zëvendësim të importeve, për përmirësim të bilancit tregtar dhe për progres të gjithëmbarshëm socio-ekonomik. Në tre vitet në vijim, Qeveria e Republikës së Kosovës do të investojë mbi 30 milionë euro për 14 parqe industriale anembanë Kosovës, sepse dëshirojmë që infrastruktura për bizneset që prodhojnë e punësojnë të jetë sa më moderne. Këtu në Frashër, punimet tashmë kanë nisur dhe po ndërtohet infrastruktura bazike, e pas kësaj infrastrukture themelore do të kemi edhe infrastrukturën tjetër, e cila e modernizon parkun industrial dhe e bën atraktiv për bizneset”, tha ai.

Ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari Lila, tha se fokusi i qeverisë është rritja e prodhimit vendor dhe zhvillimi i industrive me vlerë të shtuar.

“Ne si qeveri, si ministri, jemi të përcaktuar që të punojmë drejtpërdrejt në përmirësimin e bilancit tregtar, në zëvendësimin e importeve me produkt vendor, por gjithashtu edhe në vendosjen e Kosovës si vend në të cilin ka prodhime me vlerë të shtuar. Prodhime të cilat nuk konkurrojnë me vendet me masë, siç janë ato që bëjnë prodhime në numër të madh të punëtorëve, por ato që kanë vlerën e shtuar. Prandaj edhe parashihet që në këtë park të ketë kompani prodhuese të cilat janë në fushën e teknologjisë, në fushën e inovacionit dhe teknologji e inovacion ka në të gjithë spektrin industrial, por gjithashtu edhe ato të shtojmë tashmë edhe komponentën e ekonomisë së pastër”, tha ajo.

Kryetari i Mitrovicës, Faton Peci, tha se komuna synon të krijojë kushte më të favorshme për investitorët dhe bizneset.

“Zotimi im si i pari i Mitrovicës ka qenë edhe është në baza ditore, që të krijojmë kushte dhe rrethana më të favorshme të bërit biznes, duke filluar nga mundësitë infrastrukturore dhe hapësirat fizike ose ndarja e parcelave që është njëra prej kërkesave të para të secilit investitor ose afarist që dëshiron që ta rrisë kapacitetin ose që të vijë në Kosovë për t’investu. E Mitrovica si komunë, në këtë fazë dhe me përkrahjen e pa rezervë të qeverisë së Republikës së Kosovës, kryeministrit dhe ministrave, vartësve të tij, e ka mundësinë ideale që të transformohet në njërën prej qyteteve më të zhvilluara sikurse ka qenë në të kaluarën. Aktualisht trendet dhe niveli i zhvillimit të komunës tonë nuk është në nivelin e duhur dhe të kënaqshëm, ambicia jonë është që të vazhdojmë”, tha ai.

Ceremonia e inaugurimit të punimeve dhe vendosjes së gurthemelit të Parkut Industrial u organizua nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit.

You Might Also Like

Mërgim Lushtaku reagon ndaj deklaratave të VV-së për rastin në Skenderaj

Kurti për sulmin ndaj Mehanit: Veprimet e tilla nuk na trembin, organet e rendit të veprojnë

Miratohen ndryshimet për Komisionin për Verifikimin e Statusit të të Dhunuarve gjatë Luftës

Kurti dënon sulmin ndaj Hysni Mehanit: Shpërfaq mendësi banditeske, veprime të tilla s’na trembin

E pranishme në momentin e incidentit mes Lushtakut dhe Mehanit, deklarohet Arjeta Fejza

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Luis Enrique barazon rekordin për trajnerin më të trofeshëm në histori të PSG-së
Next Article “Duhet të shkojmë në Ferizaj”, Kurti i shmanget përgjigjes për deklaratat e fundit të Vjosa Osmanit
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Likovë u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Degës së PDSH-së në kuadër të përgatitjeve për Kongresin IX
Maqedoni
Bullizmi dhe dhuna në shkolla, zgjiidhja përmes besimit prind-fëmijë
Maqedoni
Projektligji për procedurën kontestimore kalon filtrin e parë në Kuvend
Maqedoni
Prilep dhe SHBA thellojnë bashkëpunimin: Prodanski pret në takim të ngarkuarën me punë të Ambasadës Amerikane
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?