By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Artan Tafani dëshmon në GJKKO për tritolin në lokalin e reperit: Atë ditë Kleviol Ahmeti ishte zënë me Noizyn. Lëndën plasëse e vendosa te dera, ndeza fitilin dhe ika
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Showbizz > Artan Tafani dëshmon në GJKKO për tritolin në lokalin e reperit: Atë ditë Kleviol Ahmeti ishte zënë me Noizyn. Lëndën plasëse e vendosa te dera, ndeza fitilin dhe ika
Showbizz

Artan Tafani dëshmon në GJKKO për tritolin në lokalin e reperit: Atë ditë Kleviol Ahmeti ishte zënë me Noizyn. Lëndën plasëse e vendosa te dera, ndeza fitilin dhe ika

admin
Last updated: 14/05/2026 11:46
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Artan Tafani, i penduari i drejtësisë, po dëshmon në Gjykatën e Posaçme për tritolin e vendosur në lokalin e reperit të njohur Noizy, emri i vërtetë Rigels Rajku.

Sipas dëshmisë së tij, të siguruar nga gazetarja e Top Channel, Anhila Hoxha, ngjarja ka nisur pas një përplasjeje në rrjetin social TikTok mes Kleviol Ahmetit dhe Noizyt, e cila më pas është përshkallëzuar në konflikt fizik dhe plan për hakmarrje.

Tafani ka deklaruar se grupi është mbledhur në zonën e Astirit, ku sipas tij janë diskutuar planet. Ai tha se Laerti, ka insistuar për vendosjen e eksplozivit në lokalin e reperit.

Tafani ka rrëfyer se fillimisht ishte menduar vendosja e lëndës plasëse brenda lokalit, por më pas plani është ndryshuar dhe eksplozivi është lënë pranë një dyqani poshtë godinës, ku është ndezur fitili dhe është braktisur vendi i ngjarjes.

Dëshmia e Artan Tafanit: Kemi ndenjur në Astir. Gjatë kësaj kohe Laerti ndiqte TikTok-un. Kleviol Ahmeti është nga Lushnja, te lagjja e Laertit. Atë ditë Kleviol Ahmeti është zënë me Noizyn. Janë ofenduar në TikTok. Kanë shkuar edhe te lokali dhe janë zënë. Klevioli dhe Laerti janë rritur bashkë. Nuk i erdhi mirë Laertit që ishte rrahur Klevioli. Laerti po thoshte t’i vendosim tritol Noizyt pse ka rrahur Noizyn. Vëllai i Laertit, Luisi, po diskutonte nga Gjermania në kamera me Laertin. I tha vëllai: çfarë bëni, mos bëni gabim ta vendosni. Në një moment e lanë. Mori nëna e Laertit në telefon, po diskutonin për goditjen e Laertit. Gjynah si e goditi Noizy Kleviolin. Më tha mua dhe Lulzimin: çohuni vendoseni tritolin. E bëmë gati, kishim tritol në shtëpi. Shkoni në orën 4, tha.

Tritolin e merrnim në Tepelenë. E izoluam me ngjitës, 100–200 gramëshe, i bëra bashkë. U nisëm, përgatitëm makinën, u nisëm me makinën time. E dinte Lulzim Spahia lokalin. Shkuam atje, parkova afër lokalit. Laerti na tha ta hidhnim brenda në lokal tritolin.

Nuk po gjeja nga shkallët nga të hyja në kat të dytë. U ktheva prapë te makina, i them ta vendos te dyqani i rrobave poshtë. Mirë, thotë, vendoseni te dyqani. E vura te dera, ndeza fitilin dhe ika.

SPAK: Mes teje dhe Lulzimit, kush vendosi që eksplozivin ta vendosnit ju? E morët ju përsipër?

Tafani: Laerti vendosi ta hidhja unë. Po herën e parë s’gjeta shkallët, i thashë Lulzimit shko ti ta vendosje. I thotë Laerti: jo, jo, ta vendos unë.

SPAK: Mendon se të ka parë njeri atë natë?

Tafani: Po, ishte një fastfood hapur. Një njeri ishte në banak. Kaluan dhe dy veta aty. Pasi e ndeza ika me vrap unë te makina.

SPAK: Si u mor vesh se Noizy kishte një aktivitet aty?

Tafani: E dinte Laerti dhe Lulzimi.

SPAK: Po ngjarja mes Kleviol Ahmetit dhe Rigelsit, si u mor vesh?

Tafani: Nga TikTok-u, sepse e ndiqte shpesh Laerti Kleviolin. S’kishte çfarë bënte.

You Might Also Like

“SKANDAL NË SHOWBIZ: Arrestohet drejtori i ‘Onima’-s, Erkand Shabani – çfarë fshihet pas akuzave të rënda që tronditën industrinë muzikore?”

“U takofshim në xhenet”, Meda kujton nënën në njëvjetorin e vdekjes së saj

Burgim i përjetshëm për bashkëshortin që vrau ish-finalisten e “Miss Zvicra”

Brigitte Macron kishte qëlluar me shuplakë presidentin francez për mesazhin e pranuar nga aktorja iraniane

Madonna, Shakira dhe BTS do të performojnë në finalen e Kupës së Botës

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Ky është vendi ku u dogj trafoja, 18 minatorë ende të ngujuar
Next Article “Braçe ka qenë dhe do të mbetet ky që është”, Rama toleron senatorin socialist dhe flet për Spiropalin: Kush thotë hajde më vrit, të do
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Likovë u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Degës së PDSH-së në kuadër të përgatitjeve për Kongresin IX
Maqedoni
Bullizmi dhe dhuna në shkolla, zgjiidhja përmes besimit prind-fëmijë
Maqedoni
Projektligji për procedurën kontestimore kalon filtrin e parë në Kuvend
Maqedoni
Prilep dhe SHBA thellojnë bashkëpunimin: Prodanski pret në takim të ngarkuarën me punë të Ambasadës Amerikane
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?