By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Barbara Palvin dhe Dylan Sprouse në pritje të fëmijës së tyre të parë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Showbizz > Barbara Palvin dhe Dylan Sprouse në pritje të fëmijës së tyre të parë
Showbizz

Barbara Palvin dhe Dylan Sprouse në pritje të fëmijës së tyre të parë

admin
Last updated: 15/05/2026 09:39
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Modelja hungareze, Barbara Palvin, është në pritje të fëmijës së saj të parë me bashkëshortin, Dylan Sprouse.

Ajo ndau lajmin e lumtur gjatë paraqitjes së tyre në tapetin e kuq të Cannes Film Festival, ku u shfaq me barkun e rrumbullakosur të shtatzënisë.

Palvin tërhoqi vëmendjen me një fustan blu të hapur që i theksonte barkun, ndërsa Sprouse u paraqit elegant me smoking të zi.

Çifti pozoi i buzëqeshur para fotografëve, me aktorin që e mbante modelen pranë vetes gjatë gjithë momentit në tapetin e kuq.

Dyshja u njoh në vitin 2017 dhe nisën lidhjen një vit më vonë. Në një intervistë të hershme për Vogue Australia, Palvin ishte shprehur se ndihej me fat që kishte gjetur burrin e përsosur.

Çifti kurorëzoi dashurinë me martesë në Hungari në vitin 2023. Gjatë viteve të lidhjes, ata kanë folur shpesh për mbështetjen që i japin njëri-tjetrit dhe për përpjekjet që të mos qëndrojnë larg për periudha të gjata për shkak të angazhimeve profesionale.

Vitin e kaluar, Palvin zbuloi publikisht se ishte operuar për Endometriosis, pasi për vite me radhë kishte përjetuar dhimbje të forta, lodhje dhe çrregullime të ciklit menstrual.

Ajo tregoi se për një kohë të gjatë kishte menduar se simptomat ishin normale, derisa vendosi të konsultohej me specialistë.

Modelja theksoi se ndërhyrja kirurgjikale e ndihmoi shumë dhe apeloi për rëndësinë e diagnostikimit të hershëm, duke shtuar se tani kujdeset më shumë për shëndetin dhe mirëqenien e saj.

You Might Also Like

“Turpi i përket atyre që filmuan”/ Videot intime në rrjetet sociale, reagon këngëtarja Eli Fara: Po përjetoj një dhimbje që nuk ia uroj asnjë gruaje

Noizy dhe Blerim Destani do të marrin pjesë në ZFF Masters në Cyrih për filmin “Blood Money”

“Kur jetoja në shtëpinë e familjes Hila”, Vesa Smolica i shkruan gruas së Adsi Hilës: Nuk i kam harruar të mirat që mi keni bërë

Rita Ora dhe bashkëshorti i saj kanë mbyllur në heshtje kompaninë e tyre të prodhimit televiziv, mes një beteje ligjore të këngëtares me ish-menaxheren

Pamja e dobët e Adriana Limës shkaktoi reagime pas shfaqjes në Paris: U shndërrua në fantazmë

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article “Ai më tha se jam sulmuesi i katërt i ekipit”, Mbappe bën një pranim tronditës pas bisedës me Arbeloan
Next Article Kombëtarja iraniane ende nuk ka marrë viza për në SHBA përpara Kupës së Botës 2026
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

“Turpi i përket atyre që filmuan”/ Videot intime në rrjetet sociale, reagon këngëtarja Eli Fara: Po përjetoj një dhimbje që nuk ia uroj asnjë gruaje
Showbizz
Moti i prishi sezonin, prodhimi i mjaltit ra ndjeshëm
Maqedoni
Muhamet Hoxha prezanton në Kuvend ndryshimet në Ligjin për Mjedisin Jetësor, synohet harmonizimi me BE-në
Maqedoni
Në Muzeun e Maqedonisë hapet ekspozita “Tekstilet e jashtëzakonshme të Meksikës” Maliqi: Kultura po forcon lidhjet mes dy popujve
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?