By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: AKK: Komunat nën presion financiar, kërkohet kompensim për barrën e kontratës kolektive
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > AKK: Komunat nën presion financiar, kërkohet kompensim për barrën e kontratës kolektive
Kosovë

AKK: Komunat nën presion financiar, kërkohet kompensim për barrën e kontratës kolektive

admin
Last updated: 15/05/2026 11:14
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 15 maj Zhurnal.mk – Këshilli i Kryetarëve i Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK) ka zhvilluar takimin e radhës, ku u diskutua për sfidat institucionale dhe financiare që, sipas AKK-së, po e rëndojnë funksionimin e komunave, me theks të veçantë në autonominë lokale, procedurat e rekrutimit në shërbimin civil dhe pasojat buxhetore të kontratës kolektive dhe vendimeve gjyqësore.

Takimi u hap nga kryetari i AKK-së, Agim Aliu, i cili theksoi rëndësinë e koordinimit institucional ndërmjet komunave “për mbrojtjen e interesit lokal dhe garantimin e funksionimit normal të komunave”.

Sipas AKK-së, në takim u shqyrtuan tri çështje kryesore: rregullorja për procedurat e pranimit në shërbimin civil, kontrata kolektive dhe pasojat financiare për komunat, si dhe ndikimi buxhetor nga zbatimi i shtesës së përvojës së punës nga 0.25% në 0.5%.

Shqetësime për rekrutimin e centralizuar dhe autonominë lokale Asociacioni njoftoi se kryetarët e komunave shprehën shqetësim “serioz” për, siç u cilësua, tendencën e centralizimit të kompetencave në rekrutimin e shërbyesve civilë dhe ndërhyrjen në autonominë lokale.

AKK vlerëson se bartja e procedurave të rekrutimit në nivel qendror përbën cenim të kompetencave kushtetuese të komunave dhe bie ndesh me parimet e vetëqeverisjes lokale.

Drejtori ekzekutiv i AKK-së, Sazan Ibrahimi, sipas njoftimit, ka theksuar se komunat nuk janë konsultuar paraprakisht për ndryshimet e propozuara dhe se janë vendosur “para një akti të kryer”.

Në këtë pikë, Këshilli i Kryetarëve ka kërkuar: pezullimin e zbatimit të procedurave të centralizuara të rekrutimit deri në vlerësim kushtetues e institucional, inicimin e procedurës në Gjykatën Kushtetuese për vlerësimin e kushtetutshmërisë së dispozitave që cenojnë kompetencat komunale, si dhe përfshirjen e komunave dhe AKK-së në proceset konsultative për reformën në administratën publike.

Kosto të larta nga kontrata kolektive Në diskutimin për kontratën kolektive, AKK thotë se kryetarët kanë vlerësuar se komunat po përballen me pasoja të rënda financiare, që po ndikojnë drejtpërdrejt në projektet kapitale dhe shërbimet komunale.

Sipas të dhënave të prezantuara në takim, komunat kanë përballuar mbi 344 milionë euro obligime financiare, ndërsa rreth 93 milionë euro, sipas AKK-së, kanë përfunduar në shpenzime përmbarimore.

Kryetarët, sipas njoftimit, kanë theksuar se komunat nuk janë palë nënshkruese të kontratës kolektive dhe, rrjedhimisht, “nuk duhet të bartin barrën financiare të obligimeve” të krijuara nga niveli qendror. Po ashtu janë ngritur shqetësime për kostot e larta të përmbaruesve privatë, raste të pagesave të dyfishta dhe ndarjen e lëndëve për rritje të shpenzimeve procedurale.

Në këtë drejtim, Këshilli i Kryetarëve kërkon rimbursim të mjeteve nga niveli qendror, ndërprerje të praktikave që rëndojnë buxhetet komunale përmes kostove disproporcionale të përmbarimit, trajtim prioritar të lëndëve në sistemin gjyqësor dhe verifikim të rasteve të pagesave të dyfishta.

Shtesa e përvojës së punës: 15–20 milionë euro kosto shtesë në vit Sa i përket zbatimit të shtesës së përvojës së punës në shkallën 0.5% pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, AKK njofton se është vlerësuar se kjo po e rëndon ndjeshëm buxhetin e komunave, me një kosto shtesë prej rreth 15 deri në 20 milionë euro në vit.

Këshilli i Kryetarëve kërkon që Ministria e Financave t’i kompensojë komunat për këtë kosto shtesë dhe që obligimet financiare të krijuara nga vendimet e nivelit qendror të mos barten në buxhetet komunale pa mbështetje adekuate.

Në përfundim, AKK thotë se zhvillimet e fundit ligjore, administrative dhe financiare po krijojnë vështirësi serioze në funksionimin e komunave dhe në ofrimin e shërbimeve ndaj qytetarëve, duke paralajmëruar se do të ndërmerren veprime institucionale dhe juridike për mbrojtjen e interesit të komunave dhe funksionimin e qëndrueshëm të pushtetit lokal.

You Might Also Like

Gjini takon krerët e OVL-UÇK: Kujdesi për historinë tonë, investim për të ardhmen e shtetit dhe të fëmijëve tanë

Detaje nga aksioni i sotëm, 9 persona të arrestuar – sekuestrohen 15 mijë euro dhe pesë autobotë të naftës

Institucionet ngrenë alarmin për zjarret: Kujdes maksimal gjatë verës

Gjykata dënon 36 persona për thirrje nacionaliste në “Vidovdan”, nga 700 euro gjobë dhe dëbim nga Kosova

​Rizvanolli: Ankandi i energjisë së erës shton 100 MW në Kosovë

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Amerikani fiton lotarinë dy herë brenda një muaji
Next Article TV Shenja konfirmon: Mexhiti nuk e ka votuar ligjin për regjistrimin e vitit 2021 (VIDEO)

Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nga samiti i Ankarasë të dërgojmë një sinjal mbështetjeje për Ukrainën
Bota
Gjykata e Tiranës, sportelet deri në orën 13:00 gjatë sezonit veror
Shqipëri
Rama në “Ruhr Summit”: Shqipëria, laborator i transformimit digjital të qeverisjes
Shqipëri
Filipçe: LSDM me amendamente do ta bllokojë Kodin Zgjedhor, votimi elektronik për diasporën hap rrezik nga sulme hakerësh
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?