By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Hoti: Mbes i përkushtuar që familja të jetë në qendër të politikave tona
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Hoti: Mbes i përkushtuar që familja të jetë në qendër të politikave tona
Kosovë

Hoti: Mbes i përkushtuar që familja të jetë në qendër të politikave tona

admin
Last updated: 15/05/2026 14:12
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 15 maj Zhurnal.mk – Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Familjes, Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare ka organizuar një sërë aktivitetesh me fokus mbështetjen e familjes, mbrojtjen e fëmijëve dhe promovimin e vlerave familjare, raporton Ekonomia Online.

Në kuadër të aktivitetit janë prezantuar të dhëna për mbështetjen ndaj fëmijëve pa kujdes prindëror, ndërsa janë ndarë edhe mirënjohje për gazetarët dhe mbuluesit e temave sociale për kontributin në promovimin e të drejtave të fëmijëve dhe vlerave familjare.

Ministri i Ministrisë për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, tha se familja mbetet në qendër të politikave institucionale.

“Familja është vendi ku marrim mbështetjen e parë dhe vlerat që na përcjellin gjatë gjithë jetës. Pikërisht për këtë sot kemi zgjedhur që të jemi së bashku në një atmosferë festive, me prindër, fëmijë e gjyshër për të festuar. Si ministër i MPFVLÇ-së mbetem i përkushtuar që familja të jetë gjithmonë në qendër të politikave tona, që çdo familje në Kosovë të ndihet e mbështetur dhe e vlerësuar”, tha ai.

Drejtoresha e SOS Fshatrave të Fëmijëve në Kosovë, Nezehat Ramadani Salihu, tha se organizata që nga viti 1999 ka ofruar mbështetje për qindra fëmijë dhe familje.

“Ne si SOS Fshatrat e Fëmijëve kemi ofruar që nga viti 1999 mbështetje për 498 foshnje të braktisura dhe mbi 150 fëmijë që kanë humbur kujdesin prindëror. Momentalisht ofrojmë shërbime psiko-sociale dhe strehim për 40 fëmijë pa kujdes prindëror, ndërsa rreth 1000 përfitues në familje marrin shërbime parandaluese psiko-sociale dhe arsimore”, tha ajo.

Drejtoresha e Organizatës për Fëmijët pa Kujdes Prindëror (OFAP), Ibadete Krasniqi, tha se familjet strehuese kanë luajtur rol të rëndësishëm për fëmijët pa përkujdesje prindërore.

“Në këto vite kanë kaluar më shumë se 150 familje strehuese që janë bërë familje për këta fëmijë. Sot, në këtë ditë, ndalemi për të reflektuar mbi vlerat më të rëndësishme të jetës sonë, që është familja. Kjo ditë na përkujton edhe përgjegjësinë që e kemi ndaj fëmijëve që nuk kanë pasur mundësi të rriten pranë familjeve të tyre biologjike. Për këta fëmijë, strehimi familjar është një shans i dytë për jetë, përkatësi dhe shpresë”, tha ajo.

You Might Also Like

Gjini takon krerët e OVL-UÇK: Kujdesi për historinë tonë, investim për të ardhmen e shtetit dhe të fëmijëve tanë

Detaje nga aksioni i sotëm, 9 persona të arrestuar – sekuestrohen 15 mijë euro dhe pesë autobotë të naftës

Institucionet ngrenë alarmin për zjarret: Kujdes maksimal gjatë verës

Gjykata dënon 36 persona për thirrje nacionaliste në “Vidovdan”, nga 700 euro gjobë dhe dëbim nga Kosova

​Rizvanolli: Ankandi i energjisë së erës shton 100 MW në Kosovë

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article LSDM përsëri kërkon nga qeveria ta thyejë heshtjen për Gruevskin
Next Article Vdes Alush Gashi, politikani i shquar kosovar
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nga samiti i Ankarasë të dërgojmë një sinjal mbështetjeje për Ukrainën
Bota
Gjykata e Tiranës, sportelet deri në orën 13:00 gjatë sezonit veror
Shqipëri
Rama në “Ruhr Summit”: Shqipëria, laborator i transformimit digjital të qeverisjes
Shqipëri
Filipçe: LSDM me amendamente do ta bllokojë Kodin Zgjedhor, votimi elektronik për diasporën hap rrezik nga sulme hakerësh
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?