By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Mbërrijnë ndihmat humanitare nga Amerika Latine mes krizës së thellë ekonomike
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Mbërrijnë ndihmat humanitare nga Amerika Latine mes krizës së thellë ekonomike
Bota

Mbërrijnë ndihmat humanitare nga Amerika Latine mes krizës së thellë ekonomike

admin
Last updated: 19/05/2026 09:53
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Havana, 19 maj, Zhurnal.mk – Kuba ka marrë një dërgesë ndihmash humanitare nga Meksika dhe Uruguaj, ndërsa ishulli përballet me një nga krizat më të rënda ekonomike në historinë e tij.

Sipas agjencisë shtetërore “Prensa Latina”, anija “Asian Katra” mbërriti me 1,600 tonë ushqime dhe produkte higjienike.

Ministri kuban i Industrisë Ushqimore, Alberto López, tha se ndihmat do të shpërndahen kryesisht për fëmijët, pensionistët dhe shtresat më të cenueshme.

Prej disa muajsh, Kuba po përballet me mungesë të theksuar të ushqimeve, karburantit dhe barnave, ndërsa ndërprerjet e gjata të energjisë elektrike janë bërë pjesë e përditshmërisë në mbarë vendin.

Kriza, e lidhur me keqmenaxhimin ekonomik dhe mungesën e investimeve, është rënduar më tej nga embargoja afatgjatë tregtare e SHBA-së.

Tensionet mes Havanës dhe Uashingtonit janë përshkallëzuar javët e fundit.

Presidenti amerikan, Donald Trump ka përsëritur kërcënimet ndaj qeverisë kubane dhe ka përmendur mundësinë e marrjes nën kontroll të ishullit nga SHBA-ja.

Nga ana tjetër, presidenti kuban Miguel Díaz-Canel paralajmëroi për rrezikun e çdo veprimi ushtarak nga Uashingtoni, duke e cilësuar kërcënimin si shkelje të së drejtës ndërkombëtare.

“Nëse kjo do të ndodhte, do të sillte një gjakderdhje me pasoja të pallogaritshme dhe do të rrezikonte paqen e stabilitetin në rajon”, shkroi Díaz-Canel në X.

 

You Might Also Like

Protesta masive në Izmir, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryebashkiakut pasi i’u bashkua partisë së Erdoganit

Akuza për krime kundër njerëzimit, BBC: Gjenerali sirian i mbrojtur nga SHBA dhe Libani

Autoritetet amerikane zgjerojnë aktakuzën ndaj Maduros dhe bashkëshortes së tij, presidenti i burgosur akuzohet për torture të kundërshtarëve politikë

Banka Qendrore: Kina mbetet e përkushtuar t’i lejojë tregut të luajë një rol vendimtar në përcaktimin e kursit të këmbimit

Kallas: BE synon të forcojë forcat e sigurisë së Libanit, jo të zëvendësojë OKB-në

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article SHBA-ja pezullon një pjesë të bashkëpunimit ushtarak me Kanadanë
Next Article Delegacioni i BE-së në RMV: Nuk parashikohet vonesë në sistemin EES për vendet e treta, por fleksibiliteti në disa pika kufitare është i mundur
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Mevlan Ademi në krah të studentëve të Tiranës: Solidaritet me protestuesit apo distancim nga politika e Ramës?
Maqedoni TOP LAJM
Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?