By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Hoxha: Avancim i projekteve ndërkufitare me Malin e Zi, prioritet hekurudha Podgoricë-Hani i Hotit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Hoxha: Avancim i projekteve ndërkufitare me Malin e Zi, prioritet hekurudha Podgoricë-Hani i Hotit
Shqipëri

Hoxha: Avancim i projekteve ndërkufitare me Malin e Zi, prioritet hekurudha Podgoricë-Hani i Hotit

admin
Last updated: 19/05/2026 12:53
By admin 5 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 19 maj, Zhurnal.mk – Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha nënvizoi sot rëndësinë e avancimit të projekteve ndërkufitare me Malin e Zi, si projekti i urës mbi lumin Buna si dhe hekurudhën Podgoricë-Hani i Hotit.

Në një deklaratë të përbashkët për shtyp, pas takimit në Tiranë me zv/kryeministrin për Marrëdhëniet Ndërkombëtare dhe Ministrin e Jashtëm të Malit të Zi, Ervin Ibrahimović, kryediplomati shqiptar vlerësoi bashkëpunimin me vendin fqinj si vende partnere dhe aleatë në NATO.

“Mendojmë të riaktivizojmë një mekanizëm të rëndësishëm, siç është takimi ndërqeveritar. Natyrisht në momentin e duhur kur të kemi edhe elementet e nevojshëm për të shkuar më tej, për të bërë më shumë dhe për t’i çuar marrëdhëniet tona në një nivel më të lartë. Ky është një mekanizëm i rëndësishëm për të avancuar me projekte të rëndësishme ekonomike, infrastrukturore dhe të ndërlidhjes”, tha Hoxha.

Ministri veçoi rëndësinë e avancimit të projekteve ndërkufitare, të cilat sipas tij, “ndikojnë drejtpërdrejt në zhvillimin e qëndrueshëm dhe mirëqenien e qytetarëve në të dy anët e kufirit”.

Në këtë kuadër, Hoxha theksoi se “do të angazhohemi për t’u dhënë shtysë projekteve prioritare si hapja e pikës së përbashkët kufitare Zogaj–Skje, avancimi i projektit të urës mbi lumin Buna, si dhe hekurudhës Podgoricë-Hani i Hotit”.

Ministri u ndal po ashtu në rolin e shqiptarëve në Mal të Zi dhe të minoritetit malezez në Shqipëri, të cilët i cilësoi “ura të fuqishme lidhëse mes dy vendeve dhe një pasuri e paçmuar e marrëdhënieve tona”.

“Shqipëria mbetet e palëkundur që minoriteti malazez të gëzojë të gjitha të drejtat të garantuara nga ligji kombëtar dhe ndërkombëtar, ashtu siç shpresojmë që komuniteti shqiptar në Mal të Zi të vijojë të ketë përfaqësim të drejtë dhe proporcional në jetën institucionale dhe administrative publike”, tha Hoxha.

Duke u ndalur te bashkëpunimi rajonal  Hoxha theksoi se “Shqipëria vlerëson lart bashkëpunimin e ngushtë me Malin e Zi dhe rolin konstruktiv që të dy vendet tona luajnë për forcimin e paqes, stabilitetit dhe sigurisë në Ballkanin Perëndimor”.

“Jemi të përkushtuar për të ndërtuar ura jo vetëm mbi lumin Buna, por ura mirëkuptimi, pajtimi dhe bashkëpunimi në rajon, me vizionin e një Ballkani Perëndimor më të ndërlidhur, më të begatë dhe pa barriera. Askush nuk mund ta ndërtojë të ardhmen duke parë nga e kaluara. Për më pak rajoni ynë. E ardhmja jonë evropiane, individuale dhe kolektive, ndërtohet duke shikuar përpara me vizion dhe largpamësi, siç po bëjnë të dy vendet tona”, tha Hoxha.

Në këtë kuadër, ai nënvizoi se bashkëpunimi rajonal, zbatimi i Planit të Rritjes dhe mbajtja e procesit të zgjerimit të Bashkimit Evropian në qendër të vëmendjes strategjike mbeten thelbësore për të ardhmen e vendeve tona dhe të gjithë rajonit tonë.

Ndërsa vlerësoi progresin e rëndësishëm të Malit të Zi në negociatat me Bashkimin Evropian, Hoxha u shpreh se “çdo sukses i Malit të Zi në rrugën e anëtarësimit në BE është një lajm i mirë për të gjithë rajonin dhe një kontribut i rëndësishëm për forcimin e perspektivës evropiane të Ballkanit Perëndimor”.

“Shqipëria dhe Mali i Zi konsiderohen sot nga të tjerët si vende pararojë të procesit të zgjerimit, një proces i bazuar në meritë, ku matësi kryesor mbetet ecuria konkrete dhe cilësia e reformave të ndërmarra. Për Shqipërinë, përparimi në rrugën drejt Bashkimit Evropian vlerësohet mbi bazën e rezultateve të prekshme, përkushtimit të qëndrueshëm dhe aftësisë për të përmbushur standardet dhe detyrimet që rezultojnë nga procesi ku jemi angazhuar për të ardhmen europiane”, shtoi Hoxha.

Ministri siguroi se dy vendet do të vijojnë të bashkërendojnë ngushtësisht qëndrimet, të shkëmbejnë eksperiencë dhe ekspertizë, dhe të mbështesin njëri-tjetrin në përmbushjen e detyrimeve të negociatave, me synimin që së shpejti të ulemi bashkërisht si dy anëtarë të rinj në tryezën e Bashkimit Evropian”.

You Might Also Like

Kandidat për ambasador të SHBA në Shqipëri, ish-gjenerali i NATO-s Eric Wendt raporton nesër në Senat

Ekskluzive / Shtetet e BE-së të ndara për gjendjen e reformave në Shqipëri në kapitujt thelbësorë (burimet)

Krimi makabër në Itali! I riu vrau shqiptaren me gjakftohtësi të madhe, prokuroria kërkon dënimin përjetë për Mark Antony Samson

28 vjeçari që i nxorri armën “Operacionales” në Mamurras është djali i ish-deputetit të PD

Lamallari: Siguria dhe kontrolli i territorit në bregdet, prioritet i sezonit turistik

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Avokati i Popullit: 5 burgje duhen mbyllur, 56,8% e popullsisë penitenciare janë në paraburgim
Next Article Aprovohen rreth 132 mijë kërkesa për votim nga mërgata për zgjedhjet e 7 qershorit
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Spasovski: Pa analizë të thellë dhe reforma reale, LSDM nuk do ta rikthejë besimin e qytetarëve
Maqedoni
Bie nga shkallët, lëndohet rëndë punonjësja e Gjinekologjisë së Çairit
Kronika
Haga lëshon urdhërarrest për ministrin izraelit
Bota
Trazira në Bolivi, bankat mbyllin degët në kryeqytetin La Paz mes demonstratave antiqeveritare
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?