By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Arrestimi i dy drejtorëve të shkollave të sistemit paralel serb, Rahimaj jep detaje
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Arrestimi i dy drejtorëve të shkollave të sistemit paralel serb, Rahimaj jep detaje
Kosovë

Arrestimi i dy drejtorëve të shkollave të sistemit paralel serb, Rahimaj jep detaje

admin
Last updated: 12/06/2026 11:08
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 12 qershor, Zhurnal.mk – Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, ka njoftuar se është përmbyllur me sukses një aksion i institucioneve të rendit dhe sigurisë së Republikës së Kosovës, i cili ka rezultuar me arrestimin e dy personave në këtë komunë.

Në një reagim publik, Rahimaj ka falënderuar institucionet e sigurisë për veprimet e ndërmarra, duke theksuar se aksioni ka ardhur pas një periudhe të gjatë hetimesh dhe punë intensive.

“Faleminderit institucioneve të rendit dhe sigurisë së Republikës së Kosovës! Pas një pune intensive, është përmbyllur me sukses një aksion i ndërmarrë nga institucionet tona ndaj individëve të caktuar, të cilët për një periudhë të gjatë kanë vështirësuar punën e institucioneve tona lokale dhe kanë shqetësuar komunitetin”, ka shkruar Rahimaj.

Sipas tij, në kuadër të këtij aksioni janë bastisur disa shtëpi dhe lokale, ndërsa janë arrestuar dy persona, N.V. dhe D.K., të cilët dyshohen për kryerjen e veprave penale.

“Në një nga aksionet më të rëndësishme të viteve të fundit në Kamenicë, janë bastisur shtëpitë e lokale dhe më pas janë arrestuar drejtorët e shkollave të sistemit paralel serb, N.V. dhe D.K., nën dyshimin për kryerjen e veprave penale”, thuhet në njoftim.

Rahimaj ka theksuar se Komuna e Kamenicës mbetet e përkushtuar ndaj trajtimit të barabartë të të gjithë qytetarëve dhe bashkëpunimit me institucionet e sigurisë.

“Komuna e Kamenicës mbetet e përkushtuar të trajtojë secilin qytetar pa asnjë dallim, siç mbetet e përkushtuar të kontribuojë në sigurinë e përgjithshme, në koordinim të plotë me institucionet e thirrura për këtë”, ka deklaruar ai.

You Might Also Like

Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë

Nis gjyqi për masakrën e Reçakut

Rreth 6 mijë euro barna të padeklaruara kapen në kufirin Kosovë-Serbi

Agron Limani emërohet Kryesues i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur

Këto janë vendimet e marra në Kuvendin e LDK-së

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Vdes një person, ishte aksidentuar ditë më parë në autostradë
Next Article Javën e ardhshme do të bëhet dezinsektim dhe deratizim në qytetin e Tetovës
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Grenell vizitoi privatisht Shkupin, u takua me Mickoskin dhe Muçunskin
Maqedoni
Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë
Kosovë
Nis gjyqi për masakrën e Reçakut
Kosovë
Qytetarët marshojnë në bulevard dhe kërkojnë dorëheqjen e Ramës: Ju erdhi fundi
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?