By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Kurti pas homazheve në Prekaz: Epopeja e Jasharëve është në thelb të historisë së popullit tonë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Kurti pas homazheve në Prekaz: Epopeja e Jasharëve është në thelb të historisë së popullit tonë
Kosovë

Kurti pas homazheve në Prekaz: Epopeja e Jasharëve është në thelb të historisë së popullit tonë

admin
Last updated: 12/06/2026 11:20
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 12 qershor, Zhurnal.mk – Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, me rastin e 27-vjetorit të Çlirimit të Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Pas homazheve, Kurti tha se Prekazi mbetet simbol i qëndresës dhe sakrificës për liri, duke vlerësuar se epopeja e familjes Jashari është themel i historisë moderne të Kosovës dhe i idealit për liri e shtetësi.

“Sot më 12 qershor, vijmë këtu si krerë të institucioneve në Prekaz, në këtë kryeqytet të kryengritjes bashkëkohore të popullit shqiptar, që shënon edhe vendin e epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Meqenëse më 5, 6 dhe 7 mars të vitit 1998, tri brezat e Jasharëve qëndruan, luftuan dhe u sakrifikuan për lirinë e popullit tonë, për bashkim, për shtet dhe për pavarësi. Beteja epike e Jasharëve, e Bacës Shaban me dy djemtë e tij, Hamzën e Ademin, me gratë e tyre, Zahiden e Zarifen, Feriden e Adilen dhe me të gjithë të tjerët, të cilët nuk u nënshtruan për asnjë moment, është sot në thelb të historisë së popullit tonë, dhe atë jo vetëm si Kosovë e si Republikë Demokratike, por njëkohësisht edhe si komb shqiptar, në kuptimin e shqiptarëve kudo që ata janë, dhe në kuptimin e shtrirjes përtej së tashmes, pra nga e kaluara e lashtë e deri në të ardhmen kur, siç thotë edhe himni kombëtar shqiptar, ne do të rrojmë. Prandaj, duke u kthyer e rikthyer këtu, duke kujtuar e përkujtuar flijimin e Jasharëve, ne më së miri i qëndrojmë besnikë çlirimit dhe emancipimit, pavarësisë dhe bashkimit, zhvillimit dhe progresit”, tha Kurti.

You Might Also Like

Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë

Nis gjyqi për masakrën e Reçakut

Rreth 6 mijë euro barna të padeklaruara kapen në kufirin Kosovë-Serbi

Agron Limani emërohet Kryesues i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur

Këto janë vendimet e marra në Kuvendin e LDK-së

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article BE-ja zbaton rregulla të reja për azilin, synon vendime më të shpejta
Next Article Haxhiu nga Prekazi: Nuk ka 12 Qershor pa sakrificën e familjes Jashari
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Grenell vizitoi privatisht Shkupin, u takua me Mickoskin dhe Muçunskin
Maqedoni
Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë
Kosovë
Nis gjyqi për masakrën e Reçakut
Kosovë
Qytetarët marshojnë në bulevard dhe kërkojnë dorëheqjen e Ramës: Ju erdhi fundi
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?