By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: 27-vjetori i Çlirimit, Abdixhiku: Kosova i dha fund një regjimi shfarosës
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > 27-vjetori i Çlirimit, Abdixhiku: Kosova i dha fund një regjimi shfarosës
Kosovë

27-vjetori i Çlirimit, Abdixhiku: Kosova i dha fund një regjimi shfarosës

admin
Last updated: 12/06/2026 13:14
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 12 qershor, Zhurnal.mk – Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka uruar qytetarët me rastin e 27-vjetorit të Ditës së Çlirimit të Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, Abdixhiku tha se më 12 qershor të vitit 1999 mori fund njëherë e përgjithmonë vuajtja shekullore e shqiptarëve nën regjimin serb.

“27 vjet më parë Kosova u çlirua përfundimisht nga okupimi dhe sundimi shfarosës serb. Pikërisht më 12 qershor të vitit 1999, do të merrte fund njëherë e përgjithmonë vuajtja shekullore shqiptare nga një regjim barbar serb që po vriste e po digjte në çdo cep të Kosovës.Rrezet e lirisë po pushtonin horizontin e zymtë të qiellit të Kosovës, ato po largonin retë e zeza të mortjes, të djegieve të shtëpive e vuajtjeve të popullit tonë. Këto rreze lirie erdhën si rezultat i një rezistence paqësore të pathyeshme të udhëhequr nga Presidenti Historik, Dr. Ibrahim Rugova, dhe më pas edhe të armatosur të popullit të Kosovës, Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që rezultojë edhe me intervenimin ushtarak të NATO-s mbi caqet serbe”, ka shkruar ai.

Abdixhiku theksoi se liria erdhi si rezultat i rezistencës paqësore të udhëhequr nga Ibrahim Rugova, luftës së Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe ndërhyrjes ushtarake të NATO.

“Regjimi famëkeq serb kishte vrarë e masakruar mijëra cilvil të pambrojtur, kishe deportuar mbi një milion shqiptar nga shtëpitë e tyre, kishte djegur e shkatërruar gjithçka shqiptare. Këtij regjimi fashist do i vinte fundi pas 78 ditëve të bombardimeve të Aleancës së NATO-s. Në këtë përvjetor, të Ditës së Çlirimit nderojmë dhe kujtojmë sakrificën sublime të brezave të tërë që kontribuan në lirinë dhe pavarësinë e shtetit tonë. Përjetësisht mirënjohës dhe falenderuee për partnerët e miqtë ndërkombëtar SHBA-të, BE-në, NATO-n dhe të gjitha shtetet e tjera evropiane demokratike që mbështetën dhe ndihmuan në arritjen e lirisë sonë.Urime Dita e Çlirimit, Kosovë!”, shkroi Abdixhiku.

You Might Also Like

Numërimi i votave në Ambasada drejt fundit, LVV e para me mbi 83 %, PDK 7.11%, LDK 6.74 %, AAK 1.98%

Bajram Begaj në kremtimin e 27-vjetorit të Çlirimit të Kosovës, Presidenti: Ky shtet është dëshmi e gjallë se liria nuk falet

Me nderime ushtarake varroset ish-komandanti i UÇK-së, Sahit Jashari

Haxhiu dekoron komandantin Adem Shehi me “Urdhrin e Lirisë” në Ditën e Çlirimit

Zulfaj në Helsinki kërkon mbështetjen e Finlandës për avancimin e Kosovës në BE

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Rama uron Ditën e Çlirimit të Kosovës
Next Article Berisha: PD mbështet protestën e qytetarëve, ftoj çdo demokrat t’i bashkohet
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

MSH Azir Aliu flet për rikonstruimin e qeverisë / Qytetarët: Jep dorëheqje, ke dështuar!
Maqedoni
Musliu ndaj Azir Aliut: Meru me probleme shëndetësore, jo me politikë!
Maqedoni
Marta Kos pritet të vizitojë Shkupin në fillim të korrikut, në fokus integrimet evropiane
Maqedoni
Editorial / Derisa MSH-së, Azir Aliu merret me ligjin e duhanit, (reklamimin e cigareve), pacientët përballen me pritje dhe mungesë kushtesh!
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?