By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Kurti për zgjedhjen e presidentit: Jemi të gatshëm për bashkëpunim me opozitën
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Kurti për zgjedhjen e presidentit: Jemi të gatshëm për bashkëpunim me opozitën
Kosovë

Kurti për zgjedhjen e presidentit: Jemi të gatshëm për bashkëpunim me opozitën

admin
Last updated: 12/06/2026 13:52
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 12 qershor, Zhurnal.mk – Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka deklaruar se procesi i numërimit të votave ende nuk ka përfunduar, duke theksuar se rezultatet përfundimtare do të mundësojnë nisjen e diskutimeve për hapat e ardhshëm politikë, raporton Ekonomia Online.

“Jemi ende duke pritur numërimin e votave. Votat janë ende duke ardhur dhe duke u numëruar. Me rastin e përmbylljes së numërimit të votave ne do të mund të fillojmë të bisedojmë për hapat e ardhshëm. Duhet ta keni parasysh atë që është evidente përsëri, që Lëvizja Vetëvendosje është fituese e padiskutueshme bashkë me partnerët tanë të koalicionit parazgjedhor. Ne do të jemi bartës të themelimit të institucioneve të legjislaturës së 11-të”, ka deklaruar ai.

Kurti është shprehur optimist edhe për procesin e konstituimit të Kuvendit dhe formimit të Qeverisë së re.

“Unë jam optimist që gjërat do të shkojnë mbarë e mirë edhe sa i përket konstituimit të Kuvendit edhe sa i përket formimit të Qeverisë”, është shprehur ai.

Duke folur për zgjedhjen e presidentit ose presidentes së re, Kurti ka theksuar se ky proces kërkon bashkëpunim me partitë opozitare, për shkak të kërkesave kushtetuese për sigurimin e votave të nevojshme.

“Sa i përket zgjedhjes së presidentit, ju e dini që këtë duhet bërë në bashkëpunim me opozitën për shkak të asaj kërkese të një aktgjykimi të Gjykatës Kushtetuese para më shumë se një dekade, që kërkohen 80 deputetë t’i kenë votat e tyre të fshehta në kuti. Jemi të gatshëm, jemi të vullnetshëm, jemi të interesuar për komunikim dhe bashkëpunim por kjo nuk është asgjë e re nga ana jonë”, ka shtuar ai.

“Ne kemi bërë oferta të jashtëzakonshme për opozitën, por ne kemi propozuar ata kanë refuzuar. Shpresojmë që kësaj radhe do të jetë ndryshe, pra për konstituimin e institucioneve të legjislaturës së 11-të, nuk duhet ne të ndryshojmë sepse ne ishim ata që morëm iniciativat për takime, ne ishim ata që ofruam bashkëqeverisje me LDK-së’, ka thënë ndër të tjera Kurti .

You Might Also Like

Rasti i Ibër-Lepencit, dëshmitari Hama: Viqentijeviqi u ndalua në Zubin Potok, ishte i veshur me uniformë

Ftesa e Haxhiut për përgatitjen e seancës konstituive, PDK dhe AAK i çojnë nënkryetarët

Kryeprokurori Gashi prezanton prioritetet për 100 ditët e para të mandatit në krye të Prokurorit të Shtetit

MMPHI dhe Ministria e Mbrojtjes nënshkruajnë marrëveshje për bashkëpunim në mbrojtjen e mjedisit

Haxhiu fton liderët politikë në takim për përgatitjet e seancës konstituive të Kuvendit

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Limaj: 12 Qershori është dita që na rikthen në kujtesë sakrificën e madhe të popullit tonë
Next Article Prej sot fillon trajnimi për motoçikleta deri 125 kubik për shoferët me kategorinë B
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Gjashtë muaj pa përgjigje, hetimet për ndotjen e ujit në Strugë ende vazhdojnë
Maqedoni
Ministria e Shëndetësisë vendos mbikëqyrje të shtuar në Gostivar, monitorim nga ethet dhe hepatiti
Maqedoni
Shkelje në tendera, GJKKO dënon gjashtë ish-zyrtarë të Bashkisë së Divjakës
Shqipëri
Levicа: Derisa VMRO‑DPMNE mburret me “investime historike”, Gostivari e zbardhi kolapsin e menaxhimit të tyre
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?