By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Prishtina në gatishmëri për verën e nxehtë, komuna dhe zjarrfikësit bëjnë apel për kujdes
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Prishtina në gatishmëri për verën e nxehtë, komuna dhe zjarrfikësit bëjnë apel për kujdes
Kosovë

Prishtina në gatishmëri për verën e nxehtë, komuna dhe zjarrfikësit bëjnë apel për kujdes

admin
Last updated: 14/06/2026 10:27
By admin 7 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 14 qershor Zhurnal.mk – Me afrimin e sezonit veror dhe paralajmërimet për temperatura të larta, Komuna e Prishtinës ka nisur përgatitjet për menaxhimin e situatave të mundshme emergjente, ndërsa Brigada Profesionale e Zjarrfikësve thotë se është në gatishmëri për t’u përballur me rritjen e numrit të zjarreve fushore dhe pyjore.

Drejtori për Siguri dhe Emergjenca në Komunën e Prishtinës, Lulzim Fushtica për Ekonomia Online tha se përgatitjet kanë nisur më herët se vitet e kaluara, duke marrë parasysh paralajmërimet globale për një verë më të nxehtë.

“Ne si kryeqytet edhe këtë vit kemi filluar shumë më herët përgatitjet për sezonin e verës. Edhe pse ende nuk kemi ndonjë parashikim zyrtar nga Instituti Meteorologjik, paralajmërimet në nivel global tregojnë se mund të kemi temperatura më të larta se vitin e kaluar. Para dy javësh kemi mbajtur takimin e parë të grupit punues për përgatitjet verore, ku kanë marrë pjesë të gjitha institucionet relevante, përfshirë Brigadën Profesionale të Zjarrfikësve, Policinë e Kryeqytetit, Emergjencat Mjekësore dhe drejtoritë komunale. Kemi filluar hartimin e planit operativ duke u bazuar në përvojën e vitit të kaluar, kur u përballëm me një numër të madh zjarresh fushore dhe pyjore”, tha Fushtica.

Ai shtoi se përgatitjet janë bërë në aspektin e personelit, pajisjeve dhe koordinimit institucional, në mënyrë që reagimi të jetë sa më efikas në rast nevoje.

“Shpresojmë që të mos kemi situata të ngjashme me ato të vitit të kaluar, por pavarësisht kësaj ne do të jemi të gatshëm për t’u ofruar ndihmë qytetarëve. Duhet pasur parasysh se gjatë verës kryeqyteti përballet edhe me fluks më të madh të qytetarëve dhe bashkatdhetarëve nga diaspora, prandaj kapacitetet tona do të jenë të angazhuara maksimalisht”, deklaroi ai.

Fushtica konfirmoi se ekipet mjekësore emergjente do të rikthehen në sheshet e kryeqytetit në periudhat me temperatura ekstreme, ndërsa mbështetje do të ofrojnë edhe zjarrfikësit dhe policia.

“Ekipet e emergjencave mjekësore do të vendosen sipas nevojës në sheshet e kryeqytetit. Po ashtu, Brigada Profesionale e Zjarrfikësve do të jetë e angazhuar jo vetëm për intervenime, por edhe për shpërndarjen e ujit kur paraqitet nevoja. Policia do të shtojë patrullimet dhe do të krijohen ekipe rezervë. Në këtë proces janë përfshirë edhe Shoqata Vullnetare e Zjarrfikësve dhe Shpëtimit, kështu që të gjitha kapacitetet që i kemi në dispozicion janë mobilizuar për sezonin veror”, u shpreh ai.

Duke folur për kapacitetet e zjarrfikësve, Fushtica tha se brigada është pajisur me mjete shtesë dhe së shpejti do të ketë në dispozicion edhe një automjet të ri.

“Brigada Profesionale e Zjarrfikësve i ka pajisjet dhe mjetet e nevojshme. Muajin e kaluar kemi pranuar si donacion rreth tetë tonë të produktit Trident, një shkumë speciale për fikjen e zjarreve. Gjithashtu, gjatë kësaj jave pritet të arrijë edhe kamioni i ri sulmues, i blerë nga drejtoria jonë në vlerë prej rreth 350 mijë eurosh. Me këto investime rriten ndjeshëm kapacitetet operative të brigadës”, tha ai.

Ndërkohë, zëvendëskomandanti i Brigadës Profesionale të Zjarrfikësve të Prishtinës, Abdusamed Shkodra, tha se rritja e temperaturave zakonisht shoqërohet me shtim të zjarreve në hapësira të hapura.

“Me ngritjen e temperaturave rritet edhe numri i zjarreve fushore dhe malore. Duke u bazuar në përvojën e viteve të kaluara, brigada përgatitet me kohë për këtë sezon. Më 28 maj kemi marrë pjesë në një takim koordinues të organizuar nga Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca, ku kanë qenë të përfshira të gjitha institucionet relevante. Janë bërë koordinimet e nevojshme dhe mund të them se jemi të gatshëm për t’u përballur me sfidat që mund të sjellë kjo verë”, deklaroi Shkodra.

Ai tha se gjendja me pajisje është e kënaqshme, por pranoi se brigada vazhdon të përballet me mungesë të personelit.

“Sa i përket pajisjeve qëndrojmë mirë, edhe pse gjithmonë ka hapësirë për përmirësime. Vitin e kaluar kemi pranuar 30 zjarrfikës të rinj, megjithëse disa prej tyre më pas e kanë lënë punën. Krahasuar me vitet e mëparshme jemi në situatë më të mirë, por ende kemi mungesë të stafit. Nëse i referohemi standardit prej një zjarrfikësi për 1.500 banorë, atëherë kryeqytetit i mungojnë afërsisht edhe 50 zjarrfikës”, tha ai.

Shkodra theksoi se sfidat më të mëdha paraqiten kur disa raste emergjente ndodhin njëkohësisht, duke vështirësuar prioritizimin e intervenimeve.

“Vështirësi ka gjithmonë, veçanërisht në terrene të papërshtatshme ose kur kemi disa raste njëherësh. Në situata të tilla sfida kryesore është caktimi i prioriteteve. Qytetarët duhet të kuptojnë se nëse nuk ndërmerren masa fillestare për parandalimin apo kontrollimin e zjarrit, atëherë bëhet shumë më e vështirë që të gjitha kërkesat të trajtohen në kohë, pavarësisht numrit të stafit apo pajisjeve që kemi në dispozicion”, tha ai.

Zëvendëskomandanti i zjarrfikësve u bëri thirrje qytetarëve, e veçanërisht bujqve, të shmangin djegien e mbetjeve pas korrje-shirjeve.

“Dua t’u bëj apel të gjithë qytetarëve, sidomos bujqve, që të mos i djegin mbetjet pas korrje-shirjeve. Kjo praktikë dëmton tokën, shkatërron mikroorganizmat, ndot ambientin dhe paraqet rrezik serioz për përhapjen e zjarreve. Shumë nga intervenimet tona gjatë verës lidhen pikërisht me raste të tilla që dalin jashtë kontrollit. Përveç se është e dëmshme, kjo praktikë është edhe e ndaluar me ligj dhe sanksionohet. Prandaj kërkojmë nga qytetarët të jenë vigjilentë dhe të shmangin përdorimin e zjarrit aty ku nuk është i domosdoshëm”, shtoi Shkodra.

You Might Also Like

Vritet me thikë 27 vjeçari në Prizren, lëndohet babai i tij

Pesë serbë të arrestuar për masakrën e Reçakut, Prokuroria dhe Policia japin detaje

Përballë sfidës me qentë endacakë, organizatat vendore dhe holandeze sigurojnë 50 mijë euro për sterilizim

Humb jetën 17-vjeçari nga Malisheva, dyshohet se ra nga skelet gjatë punës

Operacioni në kuadër të hetimeve për krime lufte, arrestohen pesë persona

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Moti sot
Next Article Operacioni në kuadër të hetimeve për krime lufte, arrestohen pesë persona
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Bexhet Musliu pyet Azir Aliun / Edhe sa kohë duhet presin qytetarët, për parkingun në Qendrën Klinike në Shkup?
Maqedoni TOP LAJM
Mungojnë kapacitetet për kujdesin ndaj të moshuarve
Maqedoni
Tensione në Romë, mijëra vetë marshojnë pro dhe kundër emigrimit
Bota
Puna ka ende gjini në Shqipëri, gratë mbajnë barrën e ekonomisë informale
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?