By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Pesë serbë të arrestuar për masakrën e Reçakut, Prokuroria dhe Policia japin detaje
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Pesë serbë të arrestuar për masakrën e Reçakut, Prokuroria dhe Policia japin detaje
Kosovë

Pesë serbë të arrestuar për masakrën e Reçakut, Prokuroria dhe Policia japin detaje

admin
Last updated: 14/06/2026 14:20
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 14 qershor ZHurnal.mk – Pesë persona janë arrestuar në kuadër të një operacioni të përbashkët të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës dhe Policisë së Kosovës, në rastin e njohur si “Reçaku II”, që lidhet me hetimet për krime lufte.

Në konferencën për media të mbajtur pas operacionit, prokurori special Ilir Morina bëri të ditur se arrestimet janë kryer në bazë të urdhrit të gjykatës.

“Kemi ekzekutuar urdhrin e gjykatës, me ç’rast kemi arrestuar pesë persona të dyshuar për përfshirje në masakrën e Reçakut”, deklaroi Morina.
Ndërkaq, drejtori i Drejtorisë për Hetimin e Krimeve të Luftës në Policinë e Kosovës, Bashkim Spahiu, tha se të arrestuarit janë serbë, shtetas të Kosovës, ndërsa një person tjetër i dyshuar nuk ka arritur të arrestohet.

“Gjatë këtij operacioni hetuesit kanë arritur të gjejnë një mori provash që ne konsiderojmë se janë relevante për rastin”, tha ai.
Prokurori Morina theksoi se personat e arrestuar dyshohet se kanë qenë pjesë e njësive të drejtuara nga Goran Radosavljeviq gjatë kohës së luftës në Kosovë.

“Këta të arrestuar sot janë pjesëtarë të atyre njësive”, deklaroi Morina, duke shtuar se rëndësi ka përfshirja e tyre në ngjarjet që po hetohen.

Ai po ashtu nënvizoi se drejtësia mund të vihet në vend vetëm kur ekzistojnë prova të mjaftueshme, duke shtuar se deri në vitin 2020 nuk kishte pasur hetime serioze lidhur me masakrën e Reçakut.
Lexo po ashtuKëto janë çmimet për një litër naftë dhe benzinë për ditën e sotmeLidhur me identifikimin e të dyshuarve, Morina bëri të ditur se hetuesit kanë përdorur materiale të ndryshme, përfshirë edhe incizime televizive.
“Në procedurën e identifikimit, përtej tjerave, janë përdorur edhe dy incizime, njëri i publikuar nga RTK dhe tjetri nga Radio Televizioni i Serbisë”, tha ai.

Ata kanë bërë të ditur se hetimet për rastin “Reçaku II” do të vazhdojnë edhe në periudhën në vijim.KP

You Might Also Like

Vritet me thikë 27 vjeçari në Prizren, lëndohet babai i tij

Përballë sfidës me qentë endacakë, organizatat vendore dhe holandeze sigurojnë 50 mijë euro për sterilizim

Humb jetën 17-vjeçari nga Malisheva, dyshohet se ra nga skelet gjatë punës

Operacioni në kuadër të hetimeve për krime lufte, arrestohen pesë persona

Prishtina në gatishmëri për verën e nxehtë, komuna dhe zjarrfikësit bëjnë apel për kujdes

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Izraeli sulmon Bejrutin në prag të një marrëveshjeje SHBA-Iran
Next Article Vajza e mitur parandalon sulmin fizik të babait ndaj nënës
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Bexhet Musliu pyet Azir Aliun / Edhe sa kohë duhet presin qytetarët, për parkingun në Qendrën Klinike në Shkup?
Maqedoni TOP LAJM
Mungojnë kapacitetet për kujdesin ndaj të moshuarve
Maqedoni
Tensione në Romë, mijëra vetë marshojnë pro dhe kundër emigrimit
Bota
Puna ka ende gjini në Shqipëri, gratë mbajnë barrën e ekonomisë informale
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?