By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: YIHR: Serbia mohoi mbi 110 herë krimet e luftës – përfshirë masakrën e Reçakut, Srebrenicën dhe rrethimin e Sarajevës
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > YIHR: Serbia mohoi mbi 110 herë krimet e luftës – përfshirë masakrën e Reçakut, Srebrenicën dhe rrethimin e Sarajevës
Kosovë

YIHR: Serbia mohoi mbi 110 herë krimet e luftës – përfshirë masakrën e Reçakut, Srebrenicën dhe rrethimin e Sarajevës

admin
Last updated: 23/06/2026 13:05
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 23 qershor, Zhurnal.mk – Iniciativa e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut (YIHR) në Beograd ka identifikuar të paktën 110 raste të mohimit dhe relativizimit të krimeve të luftës gjatë vitit 2025 në Serbi, sipas raportit më të ri vjetor të organizatës.

Raporti, i titulluar “Gjendja e mohimit”, evidenton 60 raste të lavdërimit të 10 personave të dënuar për krime lufte, si dhe 50 raste të formave të ndryshme të mohimit të krimeve të kryera gjatë konflikteve të viteve ’90.

Sipas dokumentit, ndër rastet e regjistruara përfshihen mohimi i krimeve në Reçak të Kosovës, mohimi i rrethimit të Sarajevës, i ekzistencës së kampeve në Prijedor, si dhe mohimi i varrezave masive në Batajnicë afër Beogradit, ku ishin fshehur trupat e viktimave nga Kosova.

YIHR vlerëson se gjenocidi në Srebrenicë mbetet krimi që mohohet më së shumti në Serbi. Vetëm gjatë vitit të kaluar janë dokumentuar të paktën 30 raste të mohimit të këtij gjenocidi.

Në raportin e katërt vjetor të organizatës thuhet se glorifikimi i kriminelëve të dënuar të luftës, përfshirë Ratko Mlladiqin, nuk kufizohet vetëm te përfaqësuesit e institucioneve shtetërore, por është i pranishëm edhe në disa media, parti politike, qarqe fetare dhe pjesë të komunitetit akademik.

Autorët e raportit kanë veçuar disa zhvillime të vitit 2025, mes tyre edhe varrimin e gjeneralit të pensionuar të ish-Ushtrisë së Jugosllavisë, Nebojsha Pavkoviq, në Rrugicën e Qytetarëve të Merituar në Beograd.

Sipas YIHR-së, fakti që Pavkoviq u varros me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake përbën një precedent të rrezikshëm në raport me përballjen me të kaluarën.

Raporti përmend gjithashtu raste të pengimit të bashkëpunimit me institucionet ndërkombëtare të drejtësisë, kundërshtimin e vendimeve të Gjykatës së Bosnjë dhe Hercegovinës, si dhe emërimin e disa zyrtarëve publikë, të cilat organizata i konsideron dëshmi të një bllokade institucionale në trajtimin e së kaluarës së luftës.

Drejtoresha e YIHR-së, Sofija Todoroviq, ka deklaruar se mohimi dhe relativizimi i krimeve të luftës janë shndërruar në një prej shtyllave kryesore të politikës në Serbi.

Ajo tha se këto praktika përdoren për nxitjen e urrejtjes dhe si instrument nacionalist për të larguar vëmendjen e opinionit publik nga çështje të tjera, duke thelluar ndarjet në shoqëri.

Sipas Todoroviqit, zhvillimet e vitit të kaluar dëshmuan se qëllimi i mohimit dhe keqpërdorimit të së kaluarës së luftës është dobësimi i kapaciteteve demokratike të shoqërisë serbe.

You Might Also Like

Abdixhiku iu kundërpërgjigjet Gazmend Muhaxherit dhe Imri Ahmetit: Sabotues, pres dorëheqjet tuaja

Përçarja që nisi qysh ditën e zgjedhjeve “shpërthen” në LDK: Muhaxheri e Ahmeti kërkojnë dorëheqjen Abdixhikut

FSK përmbyll me sukses pjesëmarrjen në Operacionin “Interflex” në Mbretërinë e Bashkuar

Agron Maxhuni dhe Valentina Sopjani zgjidhen anëtarë të KGJK-së

Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut forcojnë bashkëpunimin për mbrojtjen e të drejtave të njeriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Termocentralet e vjetruara në Ballkanin Perëndimor ndotin 6.6 herë mbi limitin e lejuar
Next Article Citroen do të përdorë konceptin ELO për të rikthyer MPV-në
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Aksident në Veles, ndërron jetë një këmbësor pas goditjes nga kamioni
Kronika
Në Holandë kryhet për herë të parë eutanazia e një fëmije nën 12 vjeç
Bota
Rrufeja goditi pikën kufitare “Evzoni”, turistët mbetën të bllokuar
Maqedoni
Australia hap dyert për qytetarët e Evropës
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?