By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: FSK përmbyll me sukses misionin në Operacionin “Interflex” në Mbretërinë e Bashkuar
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > FSK përmbyll me sukses misionin në Operacionin “Interflex” në Mbretërinë e Bashkuar
Kosovë

FSK përmbyll me sukses misionin në Operacionin “Interflex” në Mbretërinë e Bashkuar

admin
Last updated: 23/06/2026 15:52
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 23 qershor, Zhurnal.mk – Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka përmbyllur me sukses pjesëmarrjen e saj në Operacionin “Interflex” në Mbretërinë e Bashkuar, një iniciativë shumëkombëshe në mbështetje të Ukrainës, ku Kosova ishte e angazhuar që nga fillimi i vitit 2024.

Sipas FSK-së, pjesëtarët e saj kanë dëshmuar “nivel të lartë profesionalizmi, përkushtimi dhe aftësish ushtarake”, ndërsa kontributi i tyre është vlerësuar lart nga partnerët ndërkombëtarë.

“Kontributi i pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës është vlerësuar lart nga partnerët ndërkombëtarë, duke forcuar më tej reputacionin e Kosovës si një kontribuuese e besueshme në operacionet ndërkombëtare të sigurisë dhe në përpjekjet e përbashkëta për paqe e stabilitet”, thuhet në njoftimin e FSK-së.

Operacioni “Interflex”, i udhëhequr nga Mbretëria e Bashkuar, synon trajnimin dhe përgatitjen e forcave ushtarake ukrainase për rritjen e kapaciteteve operacionale dhe gatishmërisë mbrojtëse. Gjatë angazhimit në këtë mision, FSK mori pjesë me pesë kontingjente të njëpasnjëshme, duke ofruar instruktorë dhe personel të specializuar për trajnimet e ushtarakëve ukrainas.

“Përmes këtij angazhimi, FSK ka dëshmuar ndërveprueshmëri të lartë me forcat partnere dhe aftësi profesionale në mjedise shumëkombëshe”, theksohet në deklaratë.

Përveç pjesëmarrjes në Operacionin “Interflex”, Kosova ka mbështetur Ukrainën edhe përmes pjesëmarrjes në konferenca dhe forume ndërkombëtare, si dhe përmes ndihmave në pajisje dhe donacione për Forcat e Armatosura të Ukrainës.

Në përmbyllje të misionit në Mbretërinë e Bashkuar u organizua një ceremoni zyrtare, ku pjesëtarëve të FSK-së iu ndanë çmime dhe mirënjohje për kontributin dhe angazhimin e tyre.

“Këto vlerësime përfaqësojnë një dëshmi të qartë të profesionalizmit, përkushtimit dhe standardeve të larta që karakterizojnë pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës”, thuhet në njoftim.

FSK vlerëson se këto mirënjohje pasqyrojnë kontributin e saj të vazhdueshëm në forcimin e sigurisë ndërkombëtare, partneritetit me vendet aleate dhe mbështetjen e përpjekjeve për paqe, stabilitet dhe siguri në Evropë dhe më gjerë.

You Might Also Like

Abdixhiku iu kundërpërgjigjet Gazmend Muhaxherit dhe Imri Ahmetit: Sabotues, pres dorëheqjet tuaja

Përçarja që nisi qysh ditën e zgjedhjeve “shpërthen” në LDK: Muhaxheri e Ahmeti kërkojnë dorëheqjen Abdixhikut

FSK përmbyll me sukses pjesëmarrjen në Operacionin “Interflex” në Mbretërinë e Bashkuar

Agron Maxhuni dhe Valentina Sopjani zgjidhen anëtarë të KGJK-së

Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut forcojnë bashkëpunimin për mbrojtjen e të drejtave të njeriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Në Prizren përurohet murali “Çast” në nderim të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë
Next Article Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut forcojnë bashkëpunimin për mbrojtjen e të drejtave të njeriut
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Aksident në Veles, ndërron jetë një këmbësor pas goditjes nga kamioni
Kronika
Në Holandë kryhet për herë të parë eutanazia e një fëmije nën 12 vjeç
Bota
Rrufeja goditi pikën kufitare “Evzoni”, turistët mbetën të bllokuar
Maqedoni
Australia hap dyert për qytetarët e Evropës
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?