By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Kurti: S’kishim nevojë për zgjedhje të reja, pas certifikimit të rezultateve nisim punën për formimin e institucioneve
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Kurti: S’kishim nevojë për zgjedhje të reja, pas certifikimit të rezultateve nisim punën për formimin e institucioneve
Kosovë

Kurti: S’kishim nevojë për zgjedhje të reja, pas certifikimit të rezultateve nisim punën për formimin e institucioneve

admin
Last updated: 24/06/2026 09:41
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 24 qershor, Zhurnal.mk – Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se zgjedhjet e 7 qershorit nuk ishin të nevojshme dhe se rezultati i tyre e dëshmon këtë, duke theksuar se qytetarët kanë folur sërish qartë, raporton Ekonomia Online.

“Po takohemi fizikisht pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 7 shkurtit. Më lejoni t’i uroj qytetarët për procesin e rregullt, të lirë dhe demokratik zgjedhor. Kosova nuk kishte nevojë për këto zgjedhje dhe ky rezultat e dëshmon këtë, të cilën e kemi thënë e ripërsëritur para se ato të ndodhnin”, ka thënë Kurti në mbledhjen e parë fizike të Qeverisë pas zgjedhjeve të parakohshme.

Ai shtoi se pas certifikimit të rezultatit do të nisin punën dhe diskutimet për formimin e institucioneve të reja.

Sido që të jetë, qytetarët folën sërish qartë. Rezultati duhet të pranohet e të respektohet, dhe vullneti i popullit të zbatohet e të përkthehet në institucione funksionale, demokratike, të angazhuara e të përkushtuara për zhvillim e mirëqenie, arsim e shëndetësi, për siguri e mbrojtje, industri e prodhim, investime të mëdha infrastrukturore, nga hekurudhat, te digat e jo vetëm. Andaj, posa të certifikohet rezultati i zgjedhjeve, do të nisim punën dhe diskutimet për formimin e institucioneve të reja, konstituimin e legjislaturës së 11-të të Kuvendit, formimin e qeverisë së re, dhe zgjedhjen e presidentit apo presidentes”, tha ai.

Në mbledhjen e Qeverisë, Kurti foli edhe për arrestimin e pesë ish-pjesëtarëve të policisë serbe të dyshuar për përfshirje në masakrën e Reçakut, duke kritikuar mungesën e veprimeve për këtë rast për më shumë se dy dekada.

“Afër 27 vjet e gjysmë pas masakrës së Reçakut, janë arrestuar pesë ish-pjesëtarë të policisë së Serbisë. Ndërkohë që në njërën anë përgëzojmë institucionet për arrestimin e të dyshuarve, pas siç u tha, një hetimi prej gjashtë muajsh, nuk mund të mos vëmë në spikamë faktin se deri në vitin 2020, askush nuk është marrë me këtë rast. Rrjedhimisht, nga mijëra lëndë të trashëguara nga EULEX-i, asnjë nuk ishte për masakrën e Reçakut. Në njërën anë kemi arrestim pas gjashtë muajsh hetim, e në anën tjetër, kemi më shumë se dy dekada dështim apo kurrfarë përpjekjesh për ndjekje të përgjegjësve dhe zero angazhim për drejtësi lidhur me këtë rast”, tha ai.

Kurti e nisi mbledhjen duke shprehur ngushëllime për familjet e tre të rinjve që humbën jetën ditëve të fundit në dy raste të ndara.

“Jam thellësisht i pikëlluar nga vdekja tragjike e tre të rinjve tanë në dy raste të ndryshme ditëve të fundit. Motrat Erza dhe Aulona Zubaku në një aksident rrugor në Gjermani dhe Valmir Morina në vendin e tij të punës në Prizren. Në emrin tim dhe të Qeverisë së Republikës së Kosovës, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjet Zubaku nga komuna e Kamenicës dhe Morina nga komuna e Malishevës”, tha ai.

You Might Also Like

Haxhiu: Të shmangim zgjedhjet e parakohshme, prioritet është marrëveshja politike

Sadiku: Vetëvendosja shkeli Kushtetutën, Aktgjykimin e Kushtetueses dhe tash edhe Rregulloren e Kuvendit

Alarm për qumështin në Kosovë, Muja zbulon vaj palme në 4 produkte të qumshtit – i bën thirrje Prokurorisë për hetim

​Kurti: Po bëjmë përpjekje të arrijmë marrëveshjet që t’i shmangim zgjedhjet

Trepça suspendon dy punonjës, dyshohet se organizuan transport të xehes jashtë orarit

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Ndahet nga jeta veterani i UÇK-së, Ramadan Zymeraj
Next Article Moti sot me kthjellime dhe reshje të dobëta shiu, temperatura deri në 36°C
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ferati-Columbia: Rinia dhe reformat drejt BE-së në fokus të takimit
Maqedoni TOP LAJM
Zelenskyt “i rrëshqet kurora nga koka”, del i katërti në listën e figurave më të besuara në Ukrainë
Bota
SHGM kërkon veprim urgjent për shkak të kërcënimeve direkte për jetë ndaj Erol Rizaovit
Maqedoni
Paris Hilton tërheq vëmendjen në bikini gjatë pushimeve familjare në Itali
Showbizz

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?