By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: BQK lanson Dashboard-in e statistikave të të dhënave të ndara sipas gjinisë në sektorin financiar
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > BQK lanson Dashboard-in e statistikave të të dhënave të ndara sipas gjinisë në sektorin financiar
Kosovë

BQK lanson Dashboard-in e statistikave të të dhënave të ndara sipas gjinisë në sektorin financiar

admin
Last updated: 24/06/2026 11:16
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 24 qershor, Zhurnal.mk – Lansohet Dashboard-it me të dhëna të ndara sipas gjinisë, një hap i rëndësishëm drejt rritjes së transparencës dhe përmirësimit të politikëbërjes në fushën e gjithëpërfshirjes financiare, me fokus të veçantë në fuqizimin ekonomik të grave.

Publikimi i Dashboard-it nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) ka shënuar hapin e parë drejt adresimit të boshllëkut statistikor në të dhënat e ndara sipas gjinisë në sektorin financiar.

Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se raportimi i këtyre të dhënave ka filluar në korrik 2025, ndërsa obligimi për raportimin e tyre është vendosur përmes rishikimit të Manualit për Raportim në Regjistrin e Kredive të Kosovës, të miratuar në qershor 2025.

“Rishikimi i Manualit dhe zhvillimi i Dashboard-it janë realizuar në kuadër të iniciativës WE Finance Code, një iniciativë ndërkombëtare që po zbatohet në faza të ndryshme në më shumë se 30 vende të botës. Në Kosovë, kjo iniciativë zbatohet nën udhëheqjen e BQK-së, në bashkëpunim me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH)”, thuhet në njoftim.

Po ashtu në njoftim thuhet se për herë të parë, Dashboard-i mundëson monitorimin e indikatorëve kyç të financimit, si numri dhe vlera e kredive, normat e interesit, kreditë joperformuese, niveli i kolateralizimit, si dhe kreditë e refuzuara, të gjitha të paraqitura sipas gjinisë.

“Këto të dhëna do të ndihmojnë në identifikimin e sfidave dhe mundësive për përmirësimin e qasjes së grave në financa dhe do të kontribuojnë në hartimin e politikave më të informuara dhe më efektive. Dashboard-i u prezantua gjithashtu gjatë pjesëmarrjes së BQK-së në panelin “Qasja në financa për gratë ndërmarrëse”, në kuadër të Konferencës “Gratë në Biznes – She Rises 2026”, organizuar nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit. Ky aktivitet shërbeu si platformë për të theksuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe angazhimit të sektorit financiar në mbështetje të grave ndërmarrëse”, thuhet në njoftim.

Linku i Dashboard-it: https://bqk-kos.org/wefinance/

You Might Also Like

Haxhiu: Të shmangim zgjedhjet e parakohshme, prioritet është marrëveshja politike

Sadiku: Vetëvendosja shkeli Kushtetutën, Aktgjykimin e Kushtetueses dhe tash edhe Rregulloren e Kuvendit

Alarm për qumështin në Kosovë, Muja zbulon vaj palme në 4 produkte të qumshtit – i bën thirrje Prokurorisë për hetim

​Kurti: Po bëjmë përpjekje të arrijmë marrëveshjet që t’i shmangim zgjedhjet

Trepça suspendon dy punonjës, dyshohet se organizuan transport të xehes jashtë orarit

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Taulant Balla takohet në Tiranë me Endrit Thaçin: Shpresoj që pas një muaji ta kemi edhe Presidentin Thaçi mes nesh
Next Article Qeveria ndan 3 milionë euro për t’ia mbuluar sigurimin kufitar mërgatës
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ferati-Columbia: Rinia dhe reformat drejt BE-së në fokus të takimit
Maqedoni TOP LAJM
Zelenskyt “i rrëshqet kurora nga koka”, del i katërti në listën e figurave më të besuara në Ukrainë
Bota
SHGM kërkon veprim urgjent për shkak të kërcënimeve direkte për jetë ndaj Erol Rizaovit
Maqedoni
Paris Hilton tërheq vëmendjen në bikini gjatë pushimeve familjare në Itali
Showbizz

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?