By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Qeveria ndan 1 milion euro për katër projekte infrastrukturore në komuna
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Qeveria ndan 1 milion euro për katër projekte infrastrukturore në komuna
Kosovë

Qeveria ndan 1 milion euro për katër projekte infrastrukturore në komuna

admin
Last updated: 24/06/2026 11:35
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 24 qershor, Zhurnal.mk – Qeveria e Kosovës ka miratuar në mbledhjen e sotme vendimin për rialokimin e mjeteve buxhetore për katër projekte infrastrukturore në disa komuna të vendit, në vlerë totale prej 1 milion euro.

Ministri në detyrë i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, bëri të ditur se projektet përfshijnë ndërhyrje në infrastrukturë rrugore, ujësjellës, hapësira publike dhe objekte sportive.

Sipas tij, projekti i parë parasheh rindërtimin e urës së Sitnicës në Komunën e Mitrovicës së Jugut, me vlerë prej 400 mijë euro. Projekti i dytë përfshin rregullimin e kanalizimit dhe asfaltimin në qytet dhe në disa fshatra të Komunës së Shtimes, në vlerë prej 300 mijë euro.

Ndërkohë, projekti i tretë ka të bëjë me rivitalizimin e zonave publike dhe infrastrukturës rekreative malore në Komunën e Pejës, po ashtu në vlerë prej 300 mijë euro.

Projekti i katërt parasheh ndërtimin e një salle sportive të jashtme në shkollën “Mustafa Dumoshi” në Dumosh të Komunës së Podujevës, me vlerë prej 50 mijë euro.

Krasniqi paralajmëroi se në ditët në vijim pritet edhe një ndarje tjetër buxhetore në vlerë mbi 3 milionë euro për pesë komuna të tjera, të cilat kanë fituar grantin e performancës për vitin 2025.

You Might Also Like

Ambasadori britanik: Tregtia me Kosovën është shumë e ulët, investitorët largohen kur mungon zbatimi i zotimeve

Në 5-vjetorin e AIP-së, Haxhiu kërkon më shumë transparencë dhe përgjegjësi

Haxhiu për gazin amerikan: Kosova nuk ia ka mbyllur derën diskutimeve, do të vendoset pas vlerësimeve të ekspertëve

“Jam vonë”, Kurti shmang përgjigjen për hapat pas certifikimit të rezultateve zgjedhore

98 inspektime në mbarë Kosovën, mbyllen tri qendra masazhi dhe shqiptohen pesë gjoba

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Anketa e Eurostatit: Në Shkup çmimi i qirasë më lirë se në Prishtinë, Londra ndër kryeqytetet më të shtrenjta
Next Article Pamje të rralla të Messit nga palestra: Shikoni si stërvitet në ditëlindjen e tij të 39-të
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Skandal në Kopshtin Zoologjik të Shkupit: Ujqërit e bardhë arratisen nga kafazi, mbysin katër kengurë dhe disa shpend të tjerë
Maqedoni
Sali: Simptomatike është se sa herë që VLEN-it i ecin punët mbarë, Gjykata Kushtetuese sjell vendime për çështje etnike
Maqedoni
Rama shpall ‘non grata’ një nga protestueset nga Kosova, Ikballe Huduti
Shqipëri
Fejohet futbollistja e njohur zvicerane
Showbizz

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?