By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Krasniqi: Deputetët e grupit multietnik të gatshëm ta votojnë qeverinë e re
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Krasniqi: Deputetët e grupit multietnik të gatshëm ta votojnë qeverinë e re
Kosovë

Krasniqi: Deputetët e grupit multietnik të gatshëm ta votojnë qeverinë e re

admin
Last updated: 24/06/2026 12:04
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 24 qershor, Zhurnal.mk – Ministri në detyrë i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka deklaruar se deputetët e komuniteteve joshumicë janë të gatshëm të mbështesin formimin e institucioneve të reja të vendit, raporton Ekonomia Online.

Pas mbledhjes së Qeverisë, Krasniqi tha se grupi multietnik disponon numra të mjaftueshëm për ta mbështetur votimin e qeverisë së re dhe bëri thirrje që partitë politike të reflektojnë mbi vullnetin e qytetarëve.

“Grupi multietnik, i cili është i përbërë prej 8 ose 9 deputetëve, është i gatshëm edhe i interesuar që sa më parë, bashkë me fituesin e zgjedhjeve, të shkojnë dhe t’i formojnë institucionet e Republikës së Kosovës, kështu që kjo garanton një numër të mjaftueshëm për votimin e Qeverisë së re të Republikës së Kosovës. Kjo është e tëra që mund të them në këtë aspekt”.

“Zgjedhjet u mbajtën, ato prodhuan një rezultat që është përafërsisht i njëjti me zgjedhjet e kaluara, kështu që qytetarët presin që sa më parë të ketë institucione, sa më parë të kemi qeverinë e re, sa më parë të kemi kuvend funksional, por edhe të kalohet kjo krizë e zgjedhjes së presidentit. Po besoj që qytetari ka folur dhe partitë politike tash duhet të reflektojnë edhe në raport me fjalën e qytetarit”, tha Krasniqi, raporton Ekonomia Online.

You Might Also Like

Tensione në LDK/ Baza kërkon dorëheqjen e Lumir Abdixhikut

Kosova nuk ftohet në Samitin e NATO-s në Turqi

Hadergjonaj për zhvillimet e fundit: LDK ka nevojë për unitet, jo për fajësimet e ndarje, s’e kemi luksin të merremi me përçarje

Haxhiu dorëzon ankesë në Gjykatën Supreme, kërkon rinumërim të votave

Abdixhiku ose Haziri, LDK-ja kërkon postin e presidentit

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Situatë e çuditshme në Kupën e Botës, për dy ekipe kombëtare humbja është më e mirë se fitorja
Next Article Kryetari i degës së LDK-së në Klinë kundër kërkesave publike për dorëheqjen e Lumir Abdixhikut
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Dr. Bekim Tateshi pas mbylljes së Repartit të Imunologjisë: Shëndetësia është në alarm, Bexhet Musliu: MSH Azir Aliu ka dështuar!
Maqedoni TOP LAJM
ASH: Rebalanci i buxhetit demaskon pushtetin, borxhi dëshmi e kolapsit ekonomik dhe politik
Maqedoni
Kasami pret kryebashkiakun e Kukësit, fokus bashkëpunimi për projekte ndërkufitare
Maqedoni
Kuvendi kalon disa propozim ligje në lexim të dytë
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?