By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Kryetari i degës së LDK-së në Klinë kundër kërkesave publike për dorëheqjen e Lumir Abdixhikut
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Kryetari i degës së LDK-së në Klinë kundër kërkesave publike për dorëheqjen e Lumir Abdixhikut
Kosovë

Kryetari i degës së LDK-së në Klinë kundër kërkesave publike për dorëheqjen e Lumir Abdixhikut

admin
Last updated: 24/06/2026 12:05
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 24 qershor, Zhurnal.mk – Kryetari i Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Klinë, Alban Rraci, ka reaguar ndaj thirrjeve publike për dorëheqjen e kryetarit të partisë, Lumir Abdixhiku duke i cilësuar ato si joetike dhe proceduralisht të papranueshme.

Përmes një postimi në Facebook, Rraci tha se kërkesa të tilla mund të vijnë nga analistë, qytetarë apo simpatizantë të partisë, por jo nga drejtues të degëve të LDK-së, të cilët sipas tij kanë pasur mundësi që çështjen ta ngritin në forumet partiake.

“Të kërkosh dorëheqjen e kryetarit të LDK‑së “prej së largu” nuk është as etike, as proceduralisht e pranueshme, dhe aq më pak në shërbim të fuqizimit të LDK‑së”, shkroi ai.

Ai veçoi degët e Pejës dhe Lipjanit, duke thënë se nuk ka qenë e pritshme që thirrjet për dorëheqje të vijnë nga drejtuesit e tyre, sidomos kur, sipas tij, një kërkesë e tillë mund të parashtrohej “sy më sy” në Kuvend apo Kryesi të partisë.

“Prej së largu – në studio të debateve televizive, në postime në rrjetet sociale – thirrje të tilla mund t’i bëjnë analistë politikë, qytetarë apo simpatizantë të LDK‑së, të cilët nuk janë të kyçur drejtpërdrejt në strukturat partiake. Por që thirrje të tilla të vijnë nga udhëheqës të dy degëve të fuqishme të LDK‑së (Pejë, Lipjan) nuk ka qenë e pritshme, aq më pak kur nuk ka shumë kohë që një kërkesë të tillë kanë mundur ta parashtrojnë në forumet partiake (Kuvend, Kryesi), pra sy më sy”, shkroi Rraci.

Ai vlerësoi se thirrjet për largimin e kryetarit dobësohen edhe nga fakti se ato vijnë nga degë ku “rezultati i zgjedhjeve në favor të LDK‑së është në disproporcion të madh krahasuar me fuqinë e tyre politike në komunat përkatëse”.

Sipas tij, debatet e tilla të brendshme po zhvillohen në një kohë kur qytetarët presin formimin e institucioneve shtetërore, ndërsa tha se “çdo goditje e tillë ndaj lidershipit aktual të LDK‑së e dobëson pozicionin e partisë në negociatat e mundshme për krijimin e institucioneve, apo edhe në pozicionimin e saj si një opozitë e fortë”.

“Për momentin, LDK ka kryetar, ka kryesi; na duhet të ulemi dhe këto çështje t’i diskutojmë brenda shtëpisë”, shkroi Rraci.

You Might Also Like

Ambasadori britanik: Tregtia me Kosovën është shumë e ulët, investitorët largohen kur mungon zbatimi i zotimeve

Në 5-vjetorin e AIP-së, Haxhiu kërkon më shumë transparencë dhe përgjegjësi

Haxhiu për gazin amerikan: Kosova nuk ia ka mbyllur derën diskutimeve, do të vendoset pas vlerësimeve të ekspertëve

“Jam vonë”, Kurti shmang përgjigjen për hapat pas certifikimit të rezultateve zgjedhore

98 inspektime në mbarë Kosovën, mbyllen tri qendra masazhi dhe shqiptohen pesë gjoba

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Krasniqi: Deputetët e grupit multietnik të gatshëm ta votojnë qeverinë e re
Next Article Gecaj i reagon Mihalit: Përparim Rama është rreziku i VV’së, ua prish gjumin e rehatinë
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Skandal në Kopshtin Zoologjik të Shkupit: Ujqërit e bardhë arratisen nga kafazi, mbysin katër kengurë dhe disa shpend të tjerë
Maqedoni
Sali: Simptomatike është se sa herë që VLEN-it i ecin punët mbarë, Gjykata Kushtetuese sjell vendime për çështje etnike
Maqedoni
Rama shpall ‘non grata’ një nga protestueset nga Kosova, Ikballe Huduti
Shqipëri
Fejohet futbollistja e njohur zvicerane
Showbizz

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?